Mark Manson, autor i librit “The Subtle Art of Not Givin a F*ck”, na ka treguar sekretin për një lidhje të gjatë e të suksesshme. Dhe, siç duket, sekreti është shumë i thjeshtë.
Manson beson se një lidhje duhet të jetë sa më e mërzitshme që është e mundur. Ndonëse kjo mund t’u duket e çuditshme shumicës së njerëzve, vetëm imagjinojeni këtë: një çift i vjetër 80-vjeçar që kanë qenë së bashku për 60 vite, arsyeja se përse kanë qëndruar tërë këto vite bashkë nuk është se kanë pasur aeroplanë privatë apo pushime të çmendura, transmeton Telegrafi.
Por, arsyeja se përse kanë qëndruar bashkë është se kanë qenë të aftë të qëndrojnë bashkë edhe kur kanë qenë të mërzitur me njëri-tjetrin.
Çiftet e tilla janë të aftë të shpenzojnë vit pas viti duke qëndruar ulur në shtëpi, duke i folur të njëjtat gjëra të mërzitshme, duke shikuar televizor, filma, duke gatuar dhe çdo gjë funksionon në rregull.
Te çiftet e tilla nuk ka asgjë emocionuese, asgjë bombarduese, nuk ka drama të mëdha e as pjata duke fluturuar në drejtim të njëri-tjetrit.
Siç thotë Manson: “Është e rëndësishme që njerëzit ta kuptojnë këtë sepse, sidomos ditëve të sotme, shumica e njerëzve nuk duan të bëhen persona të mërzitshëm. Duan të bëhen shumë interesantë dhe të kenë jetë interesante, por kjo vetëm sa e dëmton lidhjen në shumicën e rasteve. Në shumicën e rasteve, ajo çfarë ju bën person interesant dhe kompleks, në jetën romantike ju bën person të tmerrshëm.
Sado e çuditshme që t’ju duket, unë mendoj se duhet të kultivojmë më shumë ‘mërzi’ në jetët tona, sepse mërzia duhet të jetë diçka në rregull. Duhet të shikohet si gjë e mirë dhe mendoj se padyshim që është gjë e mirë për një lidhje të shëndoshë”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëQindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Cilat karakteristika ju bëjnë joshëse në sytë e meshkujve?
A mund t’ju bien flokët nga përdorimi i tharësit të flokëve
Shtatë ushtrime për vithe dhe kofshë pa celulit (Video)
Rregullat e modës që nuk duhet të ndiqni kurrë
A është i rrezikshëm reduktimi i lëngut amniotik? Ja çfarë thonë ekspertët
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën