LAJMI I FUNDIT:

Çelaj: Pse heshtin Ali Ahmeti e Menduh Thaçi? (Video)

Çelaj: Pse heshtin Ali Ahmeti e Menduh Thaçi? (Video)

Zëvendësministri i drejtësisë në Qeverinë e Kosovës Lirak Çelaj në një intervistë për portalin Sakte dhe për televizionin Tribuna ka folur për marrëdhëniet Kosovë-Maqedoni, për pretendimet e ministrit Çakvov kinse Ramush Haradinaj kërcënon sigurinë e Ali Ahmetit dhe shumë tema tjera, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Ajo që më shqetëson është statusi i shqiptarëve në Maqedoni. Jo vetëm unë, por edhe shumë të tjerë besojë se nuk janë shumë të kënaqur me trajtimin e shqiptarëve atje. Para së të gjithash i shoh si fajtorë liderët shqiptarë që janë në Maqedoni sepse nuk arritën asnjëherë që për kauzën e përbashkët shqiptare të ulen dhe të kenë një konsensus për pika të caktuara që së paku Marrëveshja e Ohrit të zbatohet. Tash e sa vite pothuajse u devalvua… nuk dua të fajësoj palën tjetër kur pala shqiptare ka qenë shumë e heshtur, neglizhente. Ndonjëherë deklaratat e OSBE – së apo të organizatave të tjera ndërkombëtare, por edhe të përfaqësuesve të tjerë tingëllonin më agresive e radikale në raport me të drejtat e shqiptarëve, sesa vet ato të përfaqësuesve shqiptarë atje. Dhe unë mendojë që është keq. Nuk e di pse ka ndodh. A ka ndodhur nga mosaftësia apo ka diçka tjetër prapa kësaj. Pse këta lider janë kaq të heshtur dhe nuk po munden ta tejkalojnë egon e tyre personale apo ndonjë problem të tyre, interes personal, për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve atje. …”, ka deklaruar Çelaj, i cili aktualisht e ushtron edhe funksionin e ministrit të Ministrisë së Drejtësisë.


“Ne jemi të rrethuar me shtete që përdorin fjalor shoven, e madje edhe me pretendime ndaj Kosovës e shumë gjera të tjera, jo vetëm Maqedonia por edhe Serbia. Por, ne nuk guxojmë të ulemi në atë nivel, të bimë në nivel të tyre. Për mua është një plus shumë i madh që kemi këtë pjekuri dhe sillemi me pjekuri”, ka thënë ai.

Çelaj është përgjigjur edhe lidhur me gjuhën e përdorur nga zyrtarët e lartë shtetëror të Maqedonisë, ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, e cila prejudikoi fajësinë e shqiptarëve të arrestuar për rastin e njohur si “Monstra”, duke i shpallur ata terroristë para se këtë ta bëjë gjyqësia. Çelaj këto deklarime, njëjtë si dhe ato të ministrit të tanishëm të Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov, lidhur me akuzat e këtij të fundit në adresë të Ramush Haradinajt, i ka quajtur si ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.

“Absulutisht është shkelje e pavarësisë së drejtësisë çdo deklaratë, sidomos e zyrtarëve të një niveli të tillë. Nëse ti flet para se të flet gjykata, është ndërhyrje absolute. Po të bënim ne deklarata të kundërta, do ta bënim shkeljen e njëjtë. Ne duhet t’ia lëmë drejtësisë, nëse ka drejtësi. Nëse ne kemi dëshmi për këtë punë, atëherë ne duhet t’i bëjmë publike. Por, nuk është punë e jona si ministri. Ne nuk jemi gjykata, ne nuk merremi me atë punë që të dalim me deklarata dhe të marrim në dorë drejtësinë e të themi se ky është vendimi për këtë punë…. Po më vjen keq që po e përdori një shprehje, ndoshta është pak e ultë por “nëse të kafshon qeni, nuk duhet ta kafshosh ti” dhe krejt ky raport që e thashë deri tash bazohet në këtë. Nëse ata e ulin nivelin e komunikimit, nuk do të thotë që edhe ne duhet të bimë në nivelin e tyre… Ne nuk bën assesi të bimë në nivel të njerëzve që kanë fjalor shoven dhe ajo u dëshmua edhe me incizime të tjera që kanë qëndrime shovene ndaj shqiptarëve, por nuk do të thotë se masa e jonë duhet të jetë me të njëjtën masë sepse kjo automatikisht na çon në një luftë dhe nuk besojë që lufta është në favorin tonë por edhe të gjithë qytetarëve në përgjithësi”, ka deklaruar ndër të tjera Lirak Çelaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Lajme
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori