LAJMI I FUNDIT:

Çelaj: Ndjehem moralisht jo-rehat që të bëjmë zgjedhje të kryetarit të ri gjatë kohës kur kryetari jonë është në Hagë

Çelaj: Ndjehem moralisht jo-rehat që të bëjmë zgjedhje të kryetarit të ri gjatë kohës kur kryetari jonë është në Hagë
Foto: Arkiv

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Lirak Çelaj ka thënë se është kundër mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar të ri të PDK-së, pasi siç thekson ai, partia e ka një kryetar, që është Kadri Veseli.

Çelaj u shpreh se nuk është kundër kandidatit Memli Krasniqi, por se sipas tij nuk do të duhej të zgjidhej një kryetar i ri, derisa Veseli është kundër vullnetit të tij në Hagë.


Ai u shpreh se kjo po i duket sikur ta braktisnin kreun e partisë.

“E para dua të potencojë se shprehjet e mia që do t’i them nuk kanë të bëjnë me kandidatin, cilido që do të ishte ai. Unë kam kritikuar momentin, mënyrën se si është organizu kjo zgjedhje. E kam theksuar edhe në konventë që unë ndihen së paku, moralisht jo-rehat, që të bëjmë zgjedhje të kryetarit të ri gjatë kohës kur kryetari jonë është në Hagë pa vullnetin e tij dhe e kam përshtypjen sikur po e braktisim”, u shpreh Çelaj.

Ai shtoi se mendon se “është dashur të bëhet një zgjedhje e ndërmjetme, të zgjedhet një kryesi demokratike, me një ushtrues detyre, udhëheqës të përkohshëm me kompetenca të plota të një kryetari, një kryesi e zgjedhur në mënyrë demokratike që do të përfaqësonte unitetin dhe të ecim tutje”, tha ai.

Sipas tij, po dërgohet mesazh në Dhomat e Specializuara, sikur partia e ka braktisur atë dhe mund ta mbajnë për aq kohë sa duan atje.

“Vërejtja ime kryesore është pse po zgjedhim kryetar të ri kur ne e kemi z.Veseli. Sikur po çojmë mesazh në Hagë që ne po e braktisim atë, se mund ta mbani sado atje, s’po e paragjykoj se ai mund të vonojë, mund të dënohet, këtë nuk e kanë bërë as subjektet e tjera politike qoftë në Kosovë, qoftë në rajon në raste të tilla, sepse ne duhet ta mbështesim atë qoftë edhe në mënyrë formale”, u shpreh Çelaj në ATV. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori