Çeku: Zhvillim e infrastrukturë jetike për Sharbanin

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, në vazhdën e fushatës për balotazh u prit me entuziazëm në Sharban.
Banorët e këtij fshati në këtë takim folën për vështirësitë me të cilat përballen edhe sot, siç janë mungesa e ujit të pijshëm, rrugët e pashtruara, probleme me kanalizim e përmbytjet e lumit rreth fshatit.
Çeku i siguroi banorët se këto sfida do të adresohen me plan konkret të zhvillimit, që pas 9 nëntorit, kur të marrë besimin e qytetarëve të Prishtinës.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































