LAJMI I FUNDIT:

Çeku: Shoh disponim te deputetët e qytetarët se kjo qeveri duhet të shkojë

Çeku: Shoh disponim te deputetët e qytetarët se kjo qeveri duhet të shkojë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku thotë se asnjë deputetet nuk përjashtohet nga ftesa e LVV-së për të mbështetur mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë

Çeku në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se ka një pajtim në skenën politike që kjo qeveri nuk po bënë punë të mira.


“Pos atyre që janë pjesë e kësaj qeverie, e që kanë arsye subjektive, nuk shoh ndonjë arsyetim tjetër që kjo qeveri duhet të qëndrojë…Unë shoh disponim te shumica që kjo qeveri duhet të shkojë. Këtë disponim e shoh te deputetët, njohësit e çështjeve politike por edhe te qytetarët”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Deputeti i LVV-së, thotë se procesi për rrëzimin e kësaj qeverie ka filluar qysh kur kjo qeveri është votuar por sipas tij ai bëhet hap pas hapi dhe jo përnjëherë.

“Ne kemi ftesë për të gjithë deputetët. Nuk kemi selektime sa i përket atyre që duan të kontribuojnë në rrëzimin e kësaj qeverie. Kjo qeveri nuk po jep asnjë indikacion për ta shpëtuar vendin nga kjo pandemi”.

Çeku thotë se PDK pos fjalimeve në Kuvend ende nuk e ka dëshmuar me vepra që është parti opozitare.

“Mocioni është opsion i mirë për ta dëshmuar nëse janë në opozitë apo jo”, tha ndër të tjera Hajrullah Çeku./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Kalo në kategori