Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në parim Projektligjit anti-doping në sport.

Reklama

Para deputetëve projektiligjin e ka paraqitur Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku i cili tha se ky ligj do të iu mundësoj drejtësi dhe shanse të barabartë të gjithë garuesve.

Ai gjithashtu ka thënë se ligji antidoping siguron edhe integritetin dhe fuqizimin e sistemit sportiv në vend.

“Projektiligji do ta rregullojë fushën e antidopingut në sportin e Kosovës dhe ka tre objektiva. Njëri është fuqizimi i integritetit të sistemit sportiv në Kosovë, dy është kujdesi ndaj shëndetit të sportistëve dhe sportisteve të vendit tonë dhe tre është sigurimi i drejtësisë dhe shanseve të barabarta në garat sportive”.

Reklama

“Projektligji për antidopingun parasheh themelimin e Agjensisë Shtetërore antidoping. Ky entitet i ri që do ta ketë statusin e agjencisë ekzekutive do të jetë administrues i domenit antidoping në sport”.

Reklama

“Një nga detyrat kryesore të saj do të jetë hartimi i kodit shtetëror antidoping në përputhje me kodin përkatës ndërkombëtar.”, ka thënë Çeku.

Projektligji antidoping u votua me 67 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.