LAJMI I FUNDIT:

“Ceelebre” performon në Luksemburg

“Ceelebre” performon në Luksemburg

Në kuadër të serisë koncertale të Foajeut Europian në Luksemburg. u paraqit për herë të parë ansambli “Ceelebre” nga Kosova.

I përbërë nga Lule Elezi – piano, Antonio Gashi – violonçelë, Venera Mehmetagaj Kajtazi- flaut dhe Shkumbin Bajraktari – klarinetë, ky ansambël që nga viti 2011 promovon veprat kamertale shqiptare.

Në këtë paraqitje, muzikologia Rreze Kryeziu Breznica para publikut luksemburgas prezantoi momente karakteristike të muzikës artistike në Kosovë, ndërsa u ekzekutuan veprat e kompozitorëve R. Mulliqi, R.Rudi, Th. Simaku, R. Dhomi, T. Daija…