Cech: Lampard, njëri nga më të mirët ndonjëherë (Foto)

Petr Cech ka folur rreth pensionimit të yllit anglez, Frank Lampard.
Ish-mesfushori i Anglisë dhe Chelseat ka vendosur t’i varë këpucët në gozhdë dhe të pensionohet nga futbolli i luajtur.
Pensionimi i tij ka bërë aktiv të gjithë futboll-dashësit dhe futbollistët, ndër ta edhe portierin e Arsenalit, Cech, i cili e ka uruar për karrierën e pabesueshme duke e quajtur edhe njëri ndër më të mirë ndonjëherë.
“Njëri nga lojtarët më të mirë që ka luajtur ndonjëherë këtë lojë. Urime për karrierën tuaj të pabesueshme!”, ka shkruar Cech në profilin e tij në Twitter.

Nga
Telegrafi
02/02/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































