Me kalimin e kohës mësojmë që emocionet dhe kujtimet të cilat bashkërisht i kemi grumbulluar janë kriteri kryesor i realizimit dhe i lumturisë së krijuar. Epo, ç’duhet bërë atëherë kur lidhja bie në krizë?
Bëhuni gati të ballafaqoheni me sfidat dhe mësohuni të jeni të durueshëm dhe të kuptueshëm në mënyrë që t’i përballoni ato momente të cilat ju bëjnë të kuptoni që dashuria po venitet.
Mposhtni rutinën dhe ruajini emocionet
Të gjithë e kemi të qartë që realizimi i fenomenit të famshëm të ashtuquajtur “lidhja e gjatë” vërtet kërkon angazhim të madh dhe punë të vështirë, të cilave gjithsesi duhet shtuar edhe faktorin e lumturisë, tajmingun e vërtetë, tolerancën e mjaftueshme dhe mirëkuptimin si dhe gatishmërinë për kompromise, transmeton Telegrafi.
Bëhuni sa më të qetë
A ju ndodh që disa shprehi të caktuara të partnerit tuaj, madje edha to më të rëndomtat, fillojnë t’ju nevrikosin? Pas euforisë dhe dashurisë që i përjetoni në fillim të lidhjes, fillojnë të dalin në pah të gjitha ato dobësi të imta të partnerit, të cilat në fillim as që ju kanë lënë përshtypje.
Qëndroni me të dyja këmbët në tokë dhe merrni frymë thellë. A ia vlen të nevrikoseni vërtet për ato imtësi aq të parëndësishme?
Dilni nga rutina
Problemi kryesor i çdo lidhjeje të gjatë për shumicën është pikërisht ajo ndjenja që harmonia juaj është shndërruar në monotoni të vërtetë. Hani bashkë, flini bashkë, shëtisni bashkë… ndërkaq tani ritualet tuaja intime fillojnë të shndërrohen në rutinë. Zgjidhja ekziston. Rutinën duhet ta luftoni që në momentin e parë kur e vëreni.
Mos lejoni që të bini në kurthin klasik të pritjes që do të ndodhë diçka vetvetiu, por ndërmerrni iniciativën dhe rikujtoni të gjitha ato gjëra që dikur i keni konsideruar si momentet më romantike.
Mos i fshihni problemet
Çdo gjë që me muaj e me vite të tëra keni arritur t’i mbani në vete dhe t’i heshtni, që të gjitha ato probleme, keqkuptimet edhe më të vogla, në një moment do të dalin në sipërfaqe.
Mu për këtë arsye është shumë me rëndësi që me kohë t’i parandaloni dhe t’i eliminoni pa u hamendur.
Bisedat e sinqerta dhe besimi te njëri-tjetri do t’ju ndihmojnë që të ruani lidhjen tuaj dhe marrëdhënien tuaj emocionale. Bëhuni sa më të sinqertë ndaj partnerit, sepse emocionet e shëndetshme ndërtojnë marrëdhënie të shëndetshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBalenciaga shet një byzylyk që duket si shirit ngjitës, ndërsa çmimi është "i turpshëm"
Ç’është bukuria e brendshme?
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Prindërve nuk u pëlqen i dashuri im – çfarë të bëj?
Pse kam pika të zeza dhe si të shpëtoj prej tyre?
Pse nuk duhet t’i thuash fëmijës ‘po’ për çdo gjë?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit