LAJMI I FUNDIT:

Çdo popull e ka të drejtën për vetëvendosje!

Sigurisht se jo vetëm Kosova që është Shqipëri, po duhet dhe është momenti më i favorshëm nga e gjithë historia e mëparshme që të bashkohen të gjitha trojet etnike shqiptare në një shtet, se vetëm kështu do të stabilizohej Ballkan dhe Evropa. Përndryshe, luftërat dhe konfliktet ndëretnike nuk do të ndalen kurrë. Prandaj, duhet të jemi të vendosur në këtë drejtim ne shqiptarët, sepse këto procese nuk vijnë për çdo vit, por në 50 vite apo me shekuj.

Koha nuk pret dhe ne duhet sa më parë të mobilizohemi në çdo lëmi për t’i realizuar aspiratat e popullit liridashës që shekuj me radhë kemi luftuar për të qenë të lirë si gjithë popujt e tjerë. Pra, janë derdhur lumenj gjaku dhe amaneti i dëshmorëve i të gjitha kohërave do të na mallkojë nëse nuk jemi të vendosur edhe kësaj radhe që të çlirohemi njëherë e përgjithmonë nga okupatorë të ndryshëm sllavë.


E drejta historike dhe e drejta nga të gjitha rezolutat e kombeve të bashkuara të OKB-së janë të qarta se çdo popull e ka të drejtën për vetëvendosje. Pra, edhe ne shqiptarët e kemi këtë të drejt, por duhet t’jua bëjmë me dije qendrave më relevante ndërkombëtare se pa zgjidhjen e çështjes shqiptare, nuk do të ketë Bashkim Evropian; se me bekimin e Evropës jemi të copëtuar në gjashtë shtete dhe kjo duhet të jetë e vendosur për t’i korrigjuar gabimet e mëparshme, siç ishin marrëveshja e Shën Stefanit, e Kongresit të Berlinit, e Londrës, e Versajës etj.

Duhet t’i tregojmë Evropës dhe gjithë botës se bashkimi kombëtar nuk bëhet në dëm të ndokujt. Bashkimi bëhet për interes të shqiptarëve dhe është punë që duhet të përkrahet. Bashkimi është çështje natyrale, shoqërore, fisnike, e mirë, pozitive dhe është në favor të Ballkanit dhe Evropës.

Bashkimi i shqiptarëve si e drejtë natyrale do të ndodhë dhe duhet të ndodhë sa më parë. Kemi një gjuhë, një flamur, një gjak dhe një emër… jemi një! Bashkimi është një gjë e cila do të ndodhë patjetër. Është vetëm pyetje kohe, edhe pse mendoj se do të kalojë një kohë pak si e gjatë.

Shqipëria duhet të kthehet në formën e saj natyrale, prandaj edhe është natyrale që do të vijë bashkimi.

Në trend

Më shumë
Deklaron mbi 58 mijë euro 'cash', zbulohet shuma me të cilën u pagua Anita Haradinaj si opinioniste në Big Brother VIP Kosova

Deklaron mbi 58 mijë euro 'cash', zbulohet shuma me të cilën u pagua Anita Haradinaj si opinioniste në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

Ndërkombëtare
Kalo në kategori