LAJMI I FUNDIT:

Çdo kush dëshiron t’i dijë këto gjëra rreth “tualetit”, por të gjithëve ju vjen turp të pyesin

Çdo kush dëshiron t’i dijë këto gjëra rreth “tualetit”, por të gjithëve ju vjen turp të pyesin

Këto pyetje, thuajse të gjithë i kanë në mendjen e tyre, mirëpo të gjithë ndjehen të turpshëm të pyesin për t’i marrë këto përgjigje.

Sidoqoftë, HuffingtonPost me ndihmën e disa ekspertëve shëndetësorë i kanë cekur këto pyetje, si dhe i janë përgjigjur, me qëllim që të gjithë t’i dinë këto të dhëna më në fund…


“A është gjithçka në rregull me trupin tim nëse nuk e bëj ‘nevojën e madhe’ çdo ditë?”

Sikur flokët e dëborës, zorrët e çdo njërit janë unike. Disa njerëz e bëjnë këtë gjë disa herë në ditë, disa vetëm pak herë në javë, thotë Rebekah Gross, asistente e profesoreshës së mjekësisë në NYU Langone Medical Center, transmeton Telegrafi.

Kjo do të thotë se nëse ndjeheni e ‘fryrë’ kur nuk i keni menstruacionet apo vëreni ndonjë ndryshim, është më mirë të kontrolloheni.

Pse më vjen të urinoj, por nuk mundem?”

Para se të urinoni, truri duhet t’i “jap leje” fshikëzës suaj, thotë Neil Grafstein, asistent i profesorit të urologjisë në Icah School of Medicine, spitali Mount Sinai Kjo zakonisht ndodh kur fshikëza është e mbushur plotë dhe jeni në një vend të duhur (p.sh. tualet). Pastaj, fshikëza shtrydhet, dyshemeja e muskujve të legenit reklasohet dhe urina del jashtë. Gjithashtu, ju mund të keni një fshikëz shumë aktive që shtrydhet para se të mbushet plotë, ose mund t’i tensiononi muskujt për shkak se jeni të shqetësuar apo stresuar.

Nëse nevojat tuaja mbeten të paplotësuara dhe janë problem i vazhdueshëm, ju mund të provoni ta ndryshoni ushqimin (qëndroni larg nga kafeina, alkooli etj.), bëni ushtrime të legenit etj.

Por, fillimisht konsultoheni me doktorin, këshillon Grafstein.

“Përse kam gazra gjithë kohën, përpos kur pijë verë?”

Aktualisht, shumica e njerëzve lëshojnë gazra 13 deri 21 herë brenda ditës. Ndonjëherë gazrat ndodhin kur trupi ka probleme me tretjen dhe e përjashton “gazin”.

Gazrat gjithashtu mund të shkaktohen edhe si rezultat i aerofagisë (term teknik për gëlltitjen e ajrit), që ndodh kur hamë shpejt, flasim kur hamë apo përtypim çamçakëz.

Sa i përket verës, Gross thotë se ndjehet e befasuar pasi që vera gjithmonë i bën njerëzit të lëshojnë më shumë gazra. Por, siç thotë ajo, ndoshta pas disa gotave deheni dhe nuk e vëreni më se çfarë po bëni… /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Kjo gjë në kuzhinë thuhet se ka më shumë baktere se tualeti

Kjo gjë në kuzhinë thuhet se ka më shumë baktere se tualeti

Bëje vet
Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve

Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve

Rregullimi i shtëpisë
Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë

Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë

Stil
Teknika psikologjike e Frojdit – Kështu do ta kuptoni nëse jeni me një mashkull të dobët!

Teknika psikologjike e Frojdit – Kështu do ta kuptoni nëse jeni me një mashkull të dobët!

Këshilla Lifestyle
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Si ka lindur “muaji i mjaltit”... Kush e veshi fustanin e parë të nusërisë?

Si ka lindur “muaji i mjaltit”... Kush e veshi fustanin e parë të nusërisë?

Lifestyle
Kalo në kategori