Nga: Aurenc Bebja
“L’Unità” ka botuar të enjten e 27 majit 1982, në faqen katërmbëdhjetë, një shkrim në lidhje me ekspozitën në Romë të piktorit të shquar shqiptar, Ibrahim Kodra, teksti i gazetarit.
“Shqiptari Kodra, në Milano është në shtëpi (vendas); në Romë ai është pothuajse një i panjohur. Kjo antologji, me piktura nga viti 1945 e deri më sot dhe qeramika shumë të bukura të formave dhe ngjyrave, na bën të njohim rrugëtimin dhe duhet thënë menjëherë se, në fund, ajo që vërtet shijon dhe mbetet në kujtesë është drita e tij e detit me lojëra të lumtura të peshqve dhe zogjve dhe ai tingull i flautit dhe kitarës që vjen nga figurat e tij po aq të lumtura të muzikantëve mesdhetarë.
Mua më duket qartë se ata vijnë nga muzikantët harlekinë të Pikasos si gjithë figuracioni post-kubist (pas periudhës së Antibes) të robotëve që kanë gjetur një mënyrë për të shijuar gjithsesi diellin. Kodra përdor mënyrën e tij, disi monotone, e cila gjithmonë skematizon figurën njerëzore me një vëllim obsesiv në përsëritje, por të këndshme në shije.
Monotonia ndonjëherë shpengohet nga transparenca e bukur e dritës dhe nga ajo ndjenjë e ngjyrave që marrin natyrën dhe gjërat njerëzore në det ose pranë detit. Dikush sheh rrënjë bizantine në figurat e tij mesdhetare. Kjo është e mundur, aq sa aspekti neokubist i formës i përshtatet pllakës së mozaikut dhe ngurtësisë ikonike.
Por, unë këmbëngul, ajo që është e gjallë, në mënyrën e Kodrës, lidhet me detin, me dritën e tij, me kohën e meridianit veror. Robotët e tij, në fund të fundit, janë kukulla dhe grumbullimi i tyre në masë nuk tremb aspak. Sigurisht që nuk ka peshq dhe zogj të lirë apo vela të fryra nga erërat paqësore që janë figurat me të cilat lirizmi delikat i Kodrës është në gjendje të ngrihet”. /Darsiani/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Lufta civile shqiptare”
Revolucioni i vitit 1821 në Greqi, ishte revolucion i shqiptarëve!
Çka nënkupton shatërvani?
Thënie të të famshmëve: Politika, një emër diplomatik për ligjin e xhunglës!
Baba!
Përshkrim i Shqipërisë natyrale, të 120 viteve më parë: Natyra, tregtia, pasuria, qytetet, njerëzit...
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'