LAJMI I FUNDIT:

Çdo gjë që duhet të dini për vagjinën tuaj

Çdo gjë që duhet të dini për vagjinën tuaj

Doracaku ynë ka përgjigje për të gjitha pyetjet tuaja, por përmban edhe sekrete se si do të mbeteni në top-formë aty poshtë…

60 për qind e vajzave të cilat kanë marrë pjesë në një ‘Cosmo’ anketë kanë thënë se nuk dinë mjaftueshëm për vagjinën e tyre. Dëm i madh, duke pasur parasysh atë që studimet e reja tregojnë se vajzat të cilat kanë vetëbesim të mjaftueshëm lidhur me V-zonën e tyre, përjetojnë më shumë orgazma.


Prandaj, kemi përpiluar listën e 15 gjërave më të rëndësishme të cilat patjetër duhet t’i dini, në mënyrë të rrisni nivelin “e rehatisë” së pjesës suaj të ndërmjetkëmbëve, transmeton Telegrafi.

Po japin faktet kyç për atë se si funksionon, si të jetë e shëndoshë dhe si të shtohet intensiteti i sensacioneve të cilat jua sjell.

1. Kjo është vetëm një pjesë e zonës suaj “të rajonit jugor”

Shumica e shfrytëzon termin “vagjinë” për të theksuar pjesët e tyre private, mirëpo ajo pikërisht është vetëm një kanal i cili shtrihet nga vulva (pjesa e dukshme, të cilën e përbëjnë buzët e vogla dhe buzët e mëdha, klitorisi, perineumi) deri te fyti i mitrës.

2. Vagjinat kryesisht janë të ngjashme…

… Ajo që dallon te femrat është vulva. Klitorisi mund të jetë i madhësive më të ndryshme, buzët e vogla, shpesh të quajtura krahë të fluturës për shkak të formës së saj, mund të jenë të fshehura dhe të padukshme, por edhe shumë shprehura. Buzët kurrë nuk janë përsosmërish simetrike, por njëra anë rëndom është më e madhe se tjetra.

3. Ngjyrat mund të jenë të ndryshme

Nuanca e ndërmjetkëmbëve nuk është e domosdoshme të jetë e harmonishme me ngjyrën e lëkurës suaj. Shumë vajza me ten të shkëlqyer kanë buzë kafeje apo ngjyrë trëndafili, ndërsa ato zeshkane mund të kenë vulvë më të bardhë. Nuancat gjithashtu mund të dallohen në pjesë të ndryshme të vulvës.

4. Muret janë me rrudha

Rëndom, muret e vagjinës qëndrojnë të bashkuar njëri pranë tjetrit, mirëpo kur është e nevojshme hapen, për të vënë tamponin apo për të futur penisin – ato hapen dhe zgjerohen. Vagjina, pa marrë parasysh se sa është e madhe “në gjendje qetësie” mund të zgjerohet dyfish, tekefundit edhe bebja patjetër duhet të kalojë nëpër të!

5. Relaksohuni – as bandilli me penisin më të madh nuk mund ta shqyejë…

Siç thamë edhe më lart, vagjina është shumë elastike dhe mund të pranojë edhe penisin super të madh, dhe që pas seksit pa probleme të kthehet në gjendjen e zakonshme të saj. Pas lindjes, ajo mund të ndryshojë formën dhe të mbetet e lëshuar – por edhe kjo gjë nuk është për t’u brengosur, sepse ekzistojnë ushtrime të cilat e rregullojnë (lexoni pikë nr. 7).

6. … as që do të kthehet në “gjendjen e virgjërisë” nëse paraqitet periudhë e gjatë e thatësisë

Ka thashetheme brenda disa qarqeve keq të informuara se pas periudhës së gjatë të abstenimit vagjina bëhet aq e ngushtë saqë rifillimi i marrëdhënieve shkakton dhimbje, sikur humbet sërish virgjëria. Ç’të themi tjetër pos që kjo marrëzi!

7. I bën mirë trajnimi i rregullt

Mu sikur trajnoni bicepsin dhe barkun, do të duhej të trajnoni edhe muskujt e vagjinës. Muskujt e fortë do t’ju ofrojnë ndjenjën më të mirë gjatë seksit dhe do të bëjë që më shpejt të arrini orgazmën. Shtrëngoni muskujt atje poshtë, sikur provoni të ndalini urinimin, mbajini ashtu 10 sekonda dhe lironi. Bëni dy seri nga 10 apo 20 përsëritje çdo ditë dhe brenda një muaji do t’i vëreni ndryshimet.

8. Është e mbushur me baktere

Mos t’ju brengosë kjo gjë – ato janë baktere të mira të cilat mbajnë nën kontroll organizmat e këqij dhe pengojnë infeksionin. Njëra nga më të mirat është bakteri acidofilin, i cili gjithashtu gjendet edhe në jogurt. Prandaj, disa gjinekologë rekomandojnë terapinë me jogurt, e cila ju lehtëson simptomat (por nuk e shëron sëmundjen!) – njomeni tamponin në jogurt, i cili përmban kultura aktive, dhe futeni brenda sa më thellë.

9. Ka aftësinë e vetëpastrimit

S’ka nevojë që ta shpëlani nga brenda – vagjina juaj vetëpastrohet. Sekreti pastron muret nga teprica e ujit dhe teprica e baktereve, ndërkaq e vetmja shpëlarje është ajo nga jashtë (madje me sapun të butë, pa aroma).

10. Qimet nuk janë të domosdoshme

Në kohën kur njerëzit kanë jetuar në shpella qimet e organeve gjenitale kanë pasur rol shumë të rëndësishëm – kanë mbrojtur vagjinën nga bakteret dhe kanë mbajtur aromën e cila i ka joshur meshkujt. Tani kemi gardërobën e cila na mbron. Ndërkaq, kur është fjala për meshkujt – shumicës së tyre V-zona u është më tërheqëse.

11. Aroma ndryshon gjatë ciklit

Kur është fjala për aromat, duhet patjetër të theksojmë se secila vagjinë e ka aromën e vet. Para menstruacioneve ajo mund të bëhet më e theksuar, ngjashëm sikur pas seksit – për shkak të lubrifikantëve natyralë të cilat tajisin.

12. Stimulimi i bën mirë…

Arrini orgazëm apo jo, derisa zgjat aksioni, trupi juaj liron hormone të cilat ju bëjnë të ndiheni mirë. Gjinekologët thonë se edhe orgazmat gjatë menstruacioneve i zbusin vështirësitë, andaj mos ngurroni ta qerasni veten, solo ose në lojë me partnerin, edhe pse në fillim ndoshta nuk do të ndiheni mirë.

13. …mirëpo, seksi i tepërt mund t’i bëjë dëm

S’ka asgjë më mirë se seksi i rregullt, mirëpo aktiviteti i tepërt në periudha të shkurtra mund ta irritojë mukozën e butë të pjesës suaj jugore, por edhe të shkaktojë infeksione urinare. Jo që ekziston ndonjë kufi se kur bëhet i tepërt seksi, mirëpo nëse ndieni se fërkimet e tepërta fillojnë t’ju shkaktojnë probleme, provoni t’i ngadalësoni ato.

14. Sasia e sekretit ndryshon gjatë ciklit

Vagjina juaj do të prodhojë më shumë sekret (rreth dy lugë në ditë) gjatë kohës së ovulacionit. Drejtpërdrejt para menstruacioneve, do të bëhet më i dendur dhe në formë kremi. Nëse në çfarëdo momenti fillon të kruarit, djegia, ndryshon aromën apo ngjyrën – shkoni te gjinekologu.

15. Gjërat mund të humben atje poshtë

Vagjina nuk është vrimë e zezë, mirëpo mund të ndodhë që tamponi të ngelet brenda. Provoni ta nxirrni jashtë në atë mënyrë që duhet të uleni galiç dhe provoni t’i lironi maksimalisht muskujt. Nëse nuk do të kini sukses, urgjentisht shkoni te gjinekologu, i cili do ta bëjë këtë punë shpejt dhe pa shkaktuar dhembje.

Vërejtje: Përpiquni që të përmbaheni nga ajo që atje poshtë të vëni çfarëdo ushqimi, sepse mund të shkaktojë infeksione. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë

Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Ushqimet më të mira për rritje të shpejt dhe të shëndetshme të flokëve

Ushqimet më të mira për rritje të shpejt dhe të shëndetshme të flokëve

Ushqim i shëndetshëm
Në prill, nuancat e pazakonta të flokëve janë në trend! Dominojnë tri ngjyra, xhufkat dhe një model flokësh

Në prill, nuancat e pazakonta të flokëve janë në trend! Dominojnë tri ngjyra, xhufkat dhe një model flokësh

Flokë dhe stil
Meghan Markle është shfaqur e veshur si një princeshë e vërtetë dhe askush nuk ka për çfarë t’i bëjë vërejtje

Meghan Markle është shfaqur e veshur si një princeshë e vërtetë dhe askush nuk ka për çfarë t’i bëjë vërejtje

Moda
Për modelin e ri të thonjve frymëzohuni nga Hailey Bieber

Për modelin e ri të thonjve frymëzohuni nga Hailey Bieber

Manikyr dhe pedikyr
‘Bronde Bob’ e Hailey Bieber është prerja perfekte e pranverës

‘Bronde Bob’ e Hailey Bieber është prerja perfekte e pranverës

Flokë dhe stil
Kalo në kategori