LAJMI I FUNDIT:

Çdo gjë është e lehtë kur janë dy veta bashkë: Këshilla të ekspertit për qëndrueshmëri në stërvitje!

Çdo gjë është e lehtë kur janë dy veta bashkë: Këshilla të ekspertit për qëndrueshmëri në stërvitje!

Nëse ju nevojitet motivacion plotësues për fillim dhe qëndrueshmëri në stërvitje, ja se çfarë do të mund t’ju ndihmojë…

Më së miri është të merrni trajnerin personal, duke pasur parasysh që megjithatë fjala është për ekspertin i cili do t’ju ketë nën mbikëqyrje, mirëpo mund të filloni stërvitjet edhe me miqtë, partnerët apo kolegët, transmeton Telegrafi.


Përparësitë janë të shumta, ndërkaq më hollësisht për çdo gjë lexoni në vazhdim.

1. Përgjegjësia

Kur stërvitni me dikë dhe keni kohën të caktuar që më parë të takimit, janë shanset shumë më të vogla që të mos vijë në takim.

Skenari, për të cilin në fund të kohës së punës jemi duke menduar gjithnjë e më shumë për të pushuar në divan, ndërkaq pak për shiritin e vrapimit – të gjithëve na është patjetër i njohur.

2. Atmosfera

Të jemi realë, ecja në shirit, ngritja e peshave apo zhvendosja nga vegla në vegël shpesh mund të bëhet monotone dhe e mërzitshme. Mirëpo, e gjithë kjo mund të përmirësohet nëse stërvitni me personin të cilin e njihni.

Në pauza nga stërvitja mund të bëni shaka, të bisedoni apo të bëni komente për stërvitësit e tjerë.

3. Konkurrenca e shëndetshme

Puna e të tjerëve edhe juve vetë do t’ju motivojë që të jepni maksimumin tuaj. Kur shihni që ajo nuk heq dorë derisa t’i bëjë të gjitha që për atë stërvitje i keni planifikuar, do të jetë probabiliteti më i madh që edhe ju do të arrini sukses.

Gjithashtu, njëra-tjetrën do të mundeni më së miri ta nxisni në ditët kur nuk ndiheni edhe aq mirë apo ju mungon elani.

4. Stërvitje më e sigurt dhe më efektive

Nëse dëshironi të punoni me pesha më të mëdha dhe ndieni që po përparoni, partneri është mbështetja që do të mund t’ju ndihmojë seriozisht.

Pranë vetes do të keni personin i cili gjithmonë mund t’ju ndihmojë, do të shohë a punoni drejt apo madje do t’jua numërojë përsëritjet e ushtrimit. Në atë mënyrë mund t’i përkushtoheni më mirë ekzekutimit të drejtë të lëvizjeve të ndonjë ushtrimi dhe, në fund, do të ushtroni më sigurt dhe më efektshëm.

5. Ndarja e suksesit

Nuk mundeni të mohoni që festimi gjithmonë është i mirë kur e ndani me personin tjetër. Partneri juaj do të jetë objektiv kur t’ju thotë që në trupin tuaj shihen rezultatet dhe kur t’ju lavdërojë në fund të stërvitjes.

Bëhuni njëri-tjetrit përkrahje reciproke në tërë sezonin e ushtrimeve, dhe në fund suksesin tënd mos harro ta festoni së bashku. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Intimitet dhe Pasion
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Ja si t’ua ndryshoni ngjyrën e luleborës: Duhet ta provoni këtë truk fantastik!

Ja si t’ua ndryshoni ngjyrën e luleborës: Duhet ta provoni këtë truk fantastik!

Lule
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori