LAJMI I FUNDIT:

Çdo gisht është i lidhur me dy organe dhe dy emocione: Qe se cilat probleme i eliminon metoda më e popullarizuar japoneze e shërimit!

Çdo gisht është i lidhur me dy organe dhe dy emocione: Qe se cilat probleme i eliminon metoda më e popullarizuar japoneze e shërimit!

Kjo metodë është e popullarizuar për shkak të efektivitetit të madh dhe veprimit të shpejtë, mirëpo duhet ndarë vetëm tre deri në pesë minuta

Është e njohur me emrin Jin Shin Jyutsu dhe ndihmon që të arrihet balanca e emocioneve (e cila gjithashtu është e lidhur me organet) stimulimin e pjesëve të caktuara të gishtave me shtypje.

Gjatë praktikimit është e nevojshme të përqendroheni në frymëmarrje të thellë dhe të ngadalshme. Derisa lironi shtypjen, është e nevojshme që butësisht t’i bëni masazh të gjithë gishtave në të dy duart, transmeton Telegrafi.

Në vazhdim mësoni se cili gisht me cilin organ dhe emocion është i lidhur, andaj në harmoni me të praktikoni këtë metodë dhe zbutni simptomat e theksuara:

Gishti i madh

Organet: Shpretka dhe stomaku
Emocionet: Depresioni dhe anksioziteti
Simptomat: Dhembja e kokës, problemet me lëkurën, nervozizmi, dhembja e stomakut

Gishti tregues

Organet: Veshkat, fshikëza
Emocionet: Konfuzioni, frika, pakënaqësia
Simptomat: Problemi me tretjen, dhembja e muskujve dhe e shpinës

Gishti i mesëm

Organet: Mëlçia, fshikëza e tëmblit
Emocionet: Irritimi, zemërimi, pasiguria
Simptomat: Problemet me qarkullimin e gjakut, dhembja e kokës në pjesën frontale, lodhja, dhembjet menstruale, migrena

Gishti i unazës

Organet: Mushkëritë, zorra e trashë
Emocionet: Frika, pesimizmi, pikëllimi
Simptomat: Problemet me lëkurën dhe tretjen, astma dhe probleme të tjera me frymëmarrjen

Gishti i vogël

Organet: Zemra, zorra e hollë
Emocionet: Anksioziteti, nervozizmi, mungesa e vetëbesimit
Simptomat: Sëmundjet e zemrës, problemet me eshtrat, dhembja e fytit

Nëse keni probleme me organet e sipërtheksuara, simptomat dhe emocionet, provoni këtë teknikë – nuk do t’ju bëjë keq! /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori