LAJMI I FUNDIT:

CD-ja nuk ka “vdekur”, shitjet u rritën për herë të parë në 17 vjet

CD-ja nuk ka “vdekur”, shitjet u rritën për herë të parë në 17 vjet

Edhe pse transmetimi tani sjell para të mëdha në industrinë e muzikës, CD-ja nuk ka vdekur ende.

Sipas raportit zyrtar vjetor, të ardhurat nga shitja e CD-ve u rritën me 21 për qind në 584 milionë dollarë në vitin 2021. Kjo është rritja e parë e të ardhurave nga shitja e CD-ve në Shtetet e Bashkuara që nga viti 2014. Është rezultat i rihapjes së dyqaneve muzikore dhe shitjes së CD-ve në koncerte pasi pandemia e coronavirusit ndaloi gjithçka në vitin 2020.


Siç ka ndodhur në 15 vitet e fundit, shitjet e vinylave gjithashtu po vazhdojnë të rriten dhe të ardhurat janë rritur me një 61 për qind mahnitëse në 2021 në 1 miliard dollarë. Kjo është hera e parë që shitjet e vinylave kanë arritur këtë kufi që nga viti 1986. Duke përfshirë formate të tjera, shitjet e muzikës “fizike” ishin 1.66 miliardë dollarë në Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar.

Formati i vetëm muzikor që pësoi një rënie të të ardhurave vitin e kaluar ishte shkarkimi dixhital. Shitjet ranë 12 për qind në 587 milionë dollarë, vetëm tre milionë dollarë më shumë nga shitjet e CD-ve të vitit 2021.

Megjithatë, të ardhurat nga transmetimi vazhdojnë të rriten, dhe duke përfshirë platforma si radio dixhitale, të ardhurat totale u rritën 23.8 për qind në 12.4 miliardë dollarë vitin e kaluar. Abonimi me pagesë solli 9.5 miliardë dollarë, një rritje prej 23 për qind gjatë vitit 2020. Shumë abonime me pagesë u rritën në 11 për qind në 84 milionë dollarë mesatarisht. Numrat mund të ndryshojnë gjatë gjithë vitit, sepse abonentët mund të blejnë tarifën e anëtarësimit, por edhe ta anulojnë atë.

Sot, transmetimi është “prodhuesi” kryesor i industrisë së muzikës dhe përbën 83 për qind të të ardhurave totale. Mirëpo, pavarësisht kësaj, shitja e mediave fizike është një inkurajim për adhuruesit e këtij formati, por edhe i bind artistët se mund të fitojnë ende para duke shitur CD. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Në korrik, Samsung prezanton Galaxy Z Flip6 - Fold6 dhe Galaxy Ring

Në korrik, Samsung prezanton Galaxy Z Flip6 - Fold6 dhe Galaxy Ring

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Teknologji
Kalo në kategori