LAJMI I FUNDIT:

Cayenne i modifikuar që ka ‘ekstravagancë’ (Foto)

Cayenne i modifikuar që ka ‘ekstravagancë’ (Foto)

Pronarët e modelit Porsche Cayenne (gjenerata 958) mund ta modifikojnë në kompaninë e cila merret me modifikimin e veturave, Gemballa, pasi që kjo kompani ofron paketën për aerodinamikën dhe set të ri të rrotave.


Paketa I për aerodinamikën përfshinë spoilerin e përparmë të ri, pragjet, mbrojtësin e pasmë të ri dhe rrotat prej alumini me diametër prej 22-inç, ndërsa paketa II për aerodinamikën përfshinë edhe mbrojtësit anësorë më të zgjeruar, transmeton Koha.net.

Këta dy paketa për aerodinamikën janë të bërë nga fibra të karbonit.

Çmimi për paketën I në Gjermani kushton 7.300 euro, ndërsa paketa II 10.760 euro.