LAJMI I FUNDIT:

Çavuşoğlu: Nëse i vënë sanksione vendit tonë, Turqia do t’i mbyll dy bazat e rëndësishme ajrore për SHBA-të

Çavuşoğlu: Nëse i vënë sanksione vendit tonë, Turqia do t’i mbyll dy bazat e rëndësishme ajrore për SHBA-të

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, ka deklaruar sot se SHBA-ve mund t’ia ndalojnë përdorimin e dy bazave ajrore në Turqi, si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të mundshme që mund të ndodhin kundër vendit të tij, raporton agjencia turke e lajmeve Anadolu.

Këto komente Çavuşoğlui bëri pas raportimeve se zyrtarët amerikanë janë pajtuar që t’i vihen sanksionet Turqisë, për shkak të vendimit për blerjen e sistemit raketor rus S-400, transmeton Telegrafi.


“Në rast se vendosin të sanksionojnë Turqinë, bazat ajrore Incirlik dhe Kuredzik mund të jenë pjesë e agjendës së rendit të ditës”, ka shtuar Çavuşoğlu.

Gjithashtu shtoi se anëtarët e Kongresit amerikan duhet ta kuptojnë se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë, pasi sipas tij “askund nuk do të qojnë” këto sanksione të përfolura.

Baza ajrore Incirlik në jug të Turqisë ka qenë baza kryesore për operacionet ushtarake të SHBA-ve në Lindjen e Mesme, dhe së fundmi në luftën kundër ekstremistëve të ISIS-it në Siri dhe Irak. Derisa baza tjetër Kuredzik në jug të Turqisë, konsiderohet si element kyç për NATO-n. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Botë
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin

Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin "e diskutueshëm" rus të mbrojtjes S-400?

Turqia
Dhjetëra miliarda funte fonde shtesë - Mbretëria e Bashkuar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së

Dhjetëra miliarda funte fonde shtesë - Mbretëria e Bashkuar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së

Evropa
Kalo në kategori