LAJMI I FUNDIT:

Çavushogllu: Çdo herë e kemi mbështetur Maqedoninë, presim hapa konkret për FETO-n

Çavushogllu: Çdo herë e kemi mbështetur Maqedoninë, presim hapa konkret për FETO-n

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme po mbahet takim i shefit të diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov, me homologun e tij turg Mevlut Çavushogllu, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Shkup.

Sipas njoftimit zyrtar, në takim do të bisedohet për marrëdhëniet dypalëshe mes dy shteteve dhe mundësitë për përforcimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Çavushogllu disa orë para arritjes në Shkup, në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar se çdo herë e kanë mbështetur Maqedoninë dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë, por thotë se presin hapa konkret në lidhje me FETO-n, pasi kjo është e rëndësishme për Ankaranë dhe Shkupin.

Dimitrov dhe Çavushogllu pasdite në MPJ zyrtarisht do ta lëshojnë në përdorim pajisjen teknike për digjitalizim të arkivit diplomatik të ministrisë.

Projekti është mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë, ndërsa është financuar nga Agjencia turke për bashkëpunim dhe zhvillim – TIKA.

Pas takimit të dy ministrat do të kenë konferencë për shtyp./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori