LAJMI I FUNDIT:

Caviar prezanton koleksionin e dizajnit UFO të serisë iPhone 15 Pro

Caviar prezanton koleksionin e dizajnit UFO të serisë iPhone 15 Pro

Për Halloween-in e këtij viti, Caviar po prezanton koleksionin UFO të modeleve luksoze, të personalizuara të iPhone 15 Pro dhe Pro Max, të cilat përfshijnë materiale nga hapësira e jashtme. Më saktësisht, fragmente nga meteori Murchison që përmban aminoacide.

Caviar përdori fragmente të meteorit Murchison, në të cilin shkencëtarët zbuluan 15 aminoacide nga hapësira e jashtme.


Vetë meteori ka të ngjarë të jetë 7 miliardë vjeç, që është 4.54 miliardë më i vjetër se Toka dhe Sistemi Diellor, duke e bërë atë materialin më të vjetër aktualisht në Tokë, shkruan GSM Arena, transmeton Telegrafi.

Materialet e përdorura në iPhone-ët e personalizuar

Materiali i përmendur është pjesë e të ashtuquajturit modeli i shasisë Alien, por pjesa e pasme në të vërtetë portretizon Predator-in.

Versioni Alien

Kompania ka plotësuar Alien me dy opsione të tjera, gjithashtu me tematik hapësinore, Astral dhe Starship. E para tregon një imazh të universit, ndërsa tjetra është frymëzuar nga një anije kozmike.

Versioni Astral

Për këto dizajne, Caviar përdori meteoritë nga Hëna dhe Marsi, ari 24K, titan i shkallës së aviacionit dhe çelik inox.

Versioni Starship

Këto iPhone 15 Pro dhe Pro Max të bëra me porosi do t’ju kushtojnë 9,000 dollarë secili. /Telegrafi/