LAJMI I FUNDIT:

Catherine Ashton i shkruan vetes në emër të Atifetes

“Wall Street Journal” më 29 gusht 2012 shkruan se shefja për politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, baronesha Catherine Ashton, po shqyrton përfshirjen më aktive në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Jemi në pragun e vjeshtës të vitit 2012. Kjo që do të shkruaj në këtë artikull nuk do të mund ta ndryshon kronologjinë e kësaj vjeshte politike. Por, do të mbetet në historinë ton kombëtare, si një zë mes shumë zërave, që nuk u mashtruan dhe nuk u pajtuan me fundosjen e ngadalshme të vendit tonë nën sundimin e ri të diktaturës neokolonialiste të sovjetëve të Perandorisë Globaliste të Bashkimit Evropian.


Kjo fundosje filloi nga Konferenca e Rambujesë e vitit 1999 dhe do të përmbyllet me “anëtarësimin e Republikës së Kosovës nën BE dhe NATO”, si një popull i konvertuar nga shqiptar në “kosovar”! Kosovës iu ndalua bashkimi me shtetin amë dhe iu imponua bashkimi me BE e NATO pa a pyetur fare popullin e saj. Ky është një agresion i moderuar feudal i kohës së revolucionit elektronik.

Populli Shqiptar ka ekzistuar edhe kur nuk ka pas fare e bashkësi shtetesh e shtete dhe ka me ekzistua edhe pas zhdukjes se tyre

Që nga koha kur Iliria ra nën sundimin e huaj, pra qysh nga bizantinët, romakët, osmanlinjtë, barbarët e vjetër e të ri sllavë fqinjë e deri te feudalistët modernë globalistë, ata synuan e po synojnë zhdukjen e qenies se këtij populli, që lidhet ngushtë me pushtimet tyre të Gadishullit Ballkanik. Secila perandori që erdhi në vendin tonë, pas okupimit ushtarak filloi me imponimin e ideologjive të veta politike, që dikur maskoheshin pas besimeve të tyre fetare e pastaj pas partive të tyre politike. Herë me religjione internacionale, e herë me internacionalizëm proletar, shkelej pa mëshire mbi identitetin shqiptar të atdheut tonë të lashtë. Këtë nuk e bënin thjesht pse i urrenin shqiptaret, por sepse i lakmonin për vete tokat e tona të pasura.

Dhe ata shqiptar që i ngjanin kohës e që u pajtuan me sundimet e huaja, jetuan mirë nën sundimin e të gjitha perandorive të kaluara dhe po jetojnë edhe sot mirë.

Vetëm një grusht “kokë krisurish” shqiptarë, që nga Pirroja e Gjergj Kastrioti, e deri te Adem Demaçi e Adem Jashari, e do si ata, që si misionar të Zotit nuk hoqën dore kurrë nga shqiptaria. Ndoshta atë që fitoi sot Adem Demaçi për veprën e ti jetësore i mbeti nofka edhe Pirros: si “fitorja e Pirros”! Por, nëse që nga Pirroja e deri te Adem Demaçi e Adem Jashari, e do si ata, për vete nuk fituan asgjë, populli shqiptar fitoi shumë nga puna e tyre, sepse armiqtë e tij nuk ia arritën ta zhdukin si planifikuan e si po planifikojnë edhe sot zhdukjen e këtij popull. Por, si duket pasardhësit e Pirros ishin të vetëdijshme e të ndërgjegjshëm për misionin e tyre, prandaj edhe u pajtuan që me parë për vete me “fitoren e Pirros”! Pra, me vetëmohimin!

Pirroja la emrin që na i kujton rrënjët tona; Gjergj Kastrioti e ngriti mbi Kryqin perëndimor e mbi gjysmëhënën lindore shqiponjën dykrenare, Adem Demaçi ngriti kombin mbi internacionalizmin sovjetik, Adem Jashari i dha ngjyrë të kuqe flamurit të Gjergj Kastriotit me gjakun familjes së vet. E do si ata, edhe sot kur Perandoria Globaliste ia ka vu këmben në fyt popullit shqiptar, po ecin fërkemeve të tyre pa pyetur se sa po kushton ky çmim.

Përse Catherine Ashton i shkruan letër vetes e BE-së në emër të Atifete Jahja-agës?

Përgjigja kishte me qenë: sepse prania e KFOR-it, e Policisë së BE-së (EULEX) dhe e Administratës civile diktatoriale të Brukselit në Prishtinë edhe 13 vite pas lufte, pa letrën e zonjës Ashton të shkruar në emër te Atifete Jahja-agës, kishte me qenë okupacion klasik.

Pra, okupacioni klasik do të mbulohet me:

– Një letër të zonjës Ashton drejtuar vetit e BE-së, të nënshkruar nga zonja Atifete Jahja-Aga;

– Një letër të tillë e ka nënshkruar Fatmir Sejdiu në vitin 2008;

– Një letër të tillë e ka nënshkrua kreu GNS-së (Grupi për negociata me Serbinë) në Rambuje në vitin 1999.

Tëra këto letra, përfshirë edhe Kushtetutën e dhe tërë Ligjet u shkruan në Bruksel për Kosovën dhe u nënshkruan nga marionetat e GNS-së në Rambuje, Vjenë e Prishtinë, janë farsë. Populli shqiptar i mashtruar në Rambuje në vitin 1999 e morri vesh ketë pas zgjedhjeve të para në Republikën e Kosovës dhe pasi që referendumi mbi vetëvendosje nuk u mbajt kurrë.

Andaj, populli më kurrë nuk doli në zgjedhjet e organizuara nga marionetat e Brukselit që donin ta luanin lojën farse të “demokracisë” për t’i dhënë legjitimitet të rrejshëm zgjedhjeve të tyre, ku vjedhja e votave zhvillohej legalisht. Sikur që po ndodh tani me këto letra që po i shkruan zonja Ashton vetit e BE-së në emër të Atifete Jahja-Agës për t’i dhënë legalitet pranisë ilegale të BE në Republikën e Kosovës.

Pra, populli ahqiptar që vetëm është i ndarë në gjashtë shtete, me këtë letër të zonjës Ashton po hynë edhe në ndarjen e re të Kosovës nga ana e Brukselit, por tani në emër të Atifetes. Brukseli ka harruar vetëm një vogëlsi: strukturat aktuale të ardhura në pushtet me vjedhjen e votave dhe vet Atifete Jahja-aga nuk mundet ta prezantojnë Republikën e Kosovës në kurrfarë bisedimesh, sepse ato nuk e kanë votën e popullit të Republikën e Kosovës. Me Serbinë, Maqedoninë e Malin e Zi Republika e Kosovës dhe kombi shqiptar në tersi vazhdon të mbetet në gjendje lufte:

– Derisa këto shtete armike të mos tërhiqen nga trojet etnike shqiptare;

– Derisa të mos i kompozojnë dëmet në njerëz dhe në ekonomin ton nacionale;

– Derisa të mos i njohin të drejtën e shqiptarëve në vetëvendosje e sovranitet të trojeve të veta etnike;

– Derisa këto shtete te mos dorëzojnë persona e zhdukur;

– Derisa te mos sjellin para gjyqeve tona vrasëset dhe dhunuesit ushtarak, policorë e paramilitarë dhe;

– Derisa të mos kërkojnë falje për tëra krimet ndaj shqiptarëve që nga viti 1878 e këtej.

Mbani mend! Përfaqësuesit e familjeve të bejlerëve e agallarëve të vjetër e të ri titistë e ahtisareistë dhe ata që vinë në pushtet me vota të vjedhura e në zarfe të diplomatëve të huaj, kurrë nuk munden ta përfaqësojnë popullin shqiptar. Përfaqësuesit legjitim, që munden ta përfaqësojnë popullin, mund të jenë vetëm ata që do të dalin nga zgjedhje e lira pas referendumit për vetëvendosje. Partitë e korruptuara aktuale parlamentare nuk mund të na përfaqësojnë.

Pas vjeshtës politike të sovjetëve pseudokomunistë feudalë sllavë, do të vjen dimri polar i sovjetëve pseudodemokratë feudalë të Bashkimit Evropian. Por, pastaj do të vjen përsëri pranvera shqiptare dhe mbi trojet e Shqipërisë së Bashkuar do të valojë përgjithmonë vetëm flamuri i Gjergj Kastriotit! Tani edhe njëherë rinia shqiptare e ka fjalën kundër titistëve e ahtisaristëve!