LAJMI I FUNDIT:

Carovska: Sigurojmë qasje të barabartë për fëmijët romë në çerdhe

Carovska: Sigurojmë qasje të barabartë për fëmijët romë në çerdhe

Përfshirja e romëve në arsimin parashkollor cilësor dhe në procesin arsimor, krijimin e kushteve për punësim ishte temë në forumin “Sfidat dhe mundësitë për fëmijët dhe të rinjtë romë”, si pjesë e projektit rajonal “Mundësi arsimore për nxënësit dhe të rinjtë romë në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”, ku fjalim kishte ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska.

Forumi në të cilën morën pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe organizatave qytetare është organizuar nga Fondi Arsimor Rom, shoqata qytetare “Romaverzitas”, Asociacioni për zhvillim demokratik të romëve “Sonce”, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ministrja Carovska theksoi se ministria e Punës dhe Politikës Sociale bëri freskime në sistem, për shkak se të gjitha reformat që janë realizuar kanë kryesisht kanë të bëjnë me qytetarët e varfër.

“Vetëm 30% e fëmijëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë të përfshirë në arsimimin parashkollor, kjo do të thotë numër më i vogël i fëmijëve romë me 2.1%. Për këtë shkak vendosëm ta rrisim kapacitetin e pranimit të fëmijëve romë në foshnjore. Të gjithë fëmijët romë, në mënyrë sistematike, do të përfshihen në foshnjore dhe kjo do të financohet nga shteti. Është fillim i shkëlqyer për arsimimin sistematik”, tha Carovska.

Ajo bëri thirrje deputetëve ta votojnë reformën sociale për shkak se me të, më në fund shteti do të dërgojë para më të varfërve.

“Nëse merret parasysh statistika, në mesin e qytetarëve më të varfër janë romët. Kjo do të thotë se sistemi s’ka dhënë asnjë qasje të barabartë për gjithë qytetarët. I bëj thirrje Kuvendit sa më shpejtë t’i votojë reformat dhe në vitin 2020 të shohim efektet e para” tha Carovska./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori