LAJMI I FUNDIT:

Carovska: Duhet që secili të dashurojë lirshëm

Carovska: Duhet që secili të dashurojë lirshëm

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska në fjalimin e sotëm në “Paradën e krenarisë” në Shkup tha se “besojmë në shoqëri të barabartë për të gjithë, që jep mundësi për secilin, LGBTI bashkësia ekziston dhe është në mesin tonë dhe nëse ne nuk e pranojmë këtë dhe nëse nuk e tregojmë, humbim shumë potencial në shtet, dhe këtë nuk do ta lejojmë”.

Carovska dhe se do të luftojmë deri në momentin ku secili prej neve në mënyrë të lirshme mund të dashurojë dhe publikisht të mund ta shfaqë, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Të gjithë ne sot treguam se jemi të dukshëm dhe se në shtetin tonë mund që të gjithë ata që ishin të padukshëm dhe të diskriminuar, sot bashkërisht t’i përkrahim dhe të premtojmë se asnjëherë nuk do të përsëritet dhuna në shtetin tonë”, theksoi Carovska.

Fjalim kishte edhe deputetja Maja Moraçanin nga Grupi kuvendar inter-partiak për të drejtat e bashkësisë LGBTI e cila tha se shqoëria në Maqedoni po lëvizë në drejtim pozitiv në vlera evropiane dhe respektim të të drejtave dhe lirive të njeriut.

Në paradën e sotshme kishte një numër të madh të përkrahësve nga vendi dhe nga jashtë vendit dhe figura publike. Parada u mbajt me sigurim të rreptë nga ana e policisë, ndërsa për këtë ngjarje raportuan krahas mediave vendore raportuan edhe mediat e jashtme./Telegrafi/