LAJMI I FUNDIT:

Carovska: Dhuna, veçanërisht ndaj fëmijëve, nuk guxon të tolerohet

Carovska: Dhuna, veçanërisht ndaj fëmijëve, nuk guxon të tolerohet

“Lidhur me rastin e dhunës ndaj fëmijës në këndin e lojërave për fëmijë në një objekt hotelierik në Shkup, është reaguar menjëherë dhe janë dhënë kallëzime”, ka thënë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në promovimin e sotëm të masës Shtesë rinore.

“Mendoj se si Qeveri dhe si shtet me të vërtetë kemi arritur një nivel më të lartë në kujdesin dhe reagimin në raste të tilla. Mendoj se nuk guxon të ndodhin punë të tilla sepse fëmijët e moshës së vogël nëse janë të ekspozuar në dhunë, e humbin potencialin e tyre, por gjithashtu hasen edhe me një sjellje të caktuar të cilën më tej do ta praktikojnë si dhunë, ndërsa këtë nuk e duam dhe si Qeveri apelojmë se jemi aspak jotolerues ndaj dhunës dhe synojmë ndaj zero tolerancës në shoqëri”, ka thënë Carovska.


Paraburgim për kujdestaren që rrahu foshnjën dy vjeçare në Shkup
Lexo po ashtu Paraburgim për kujdestaren që rrahu foshnjën dy vjeçare në Shkup

Në kërkesë të gazetarëve për më shumë detaje për rastin, ajo shtoi se institucionet kompetente tani më veprojnë pas tij dhe se ata do të dalin me kumtesë.

Në pyetjen e gazetarëve nëse mendohet për vendosje të licencës për edukatoret të cilat e punojnë këtë punë, Carovska tha se në ligj ekziston opsion që personi fizik të marrë licencë për kujdes, por shpesh herë prindërit vendosin persona të afërm tek ta të jenë kujdestarë dhe nuk përzgjedhin edukatore të licencuara dhe edukatore në shtëpitë e tyre ose njerëz të cilët kujdesen për fëmijët e tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori