Gjatë mbrëmjes së djeshme (e shtunë) Cardi B ka organizuar një festë për rastin e ditëlindjes së 28-të.

Por, ajo çka ka marrë vëmendjen e fansave është prezenca e ish-bashkëshortit, Offset, me të cilin reperja shkëmbente puthje, shkruan Daily Mail.


Këto pamje intime ishin shkrepur pasi dyshja kishin dalë jashtë lokalit, në të cilin ishin edhe Megan The Stallion dhe DJ SpinKing.

34259868 0 image a 5 1602431741606

Krijuesja e hitit “I like it” pranoi edhe një dhuratë luksoze nga reperi, e cila ishte vetura e tipit “Rolls Royce”.

Pas pranimit të dhuratës, ajo filloi të vallëzojë afër Offset, ndërsa ky i fundit e shikonte ish-partneren me admirim.

34259858 0 image a 7 1602431870965

Sidoqoftë kësaj, çifti i njohur më 16 shtator të këtij viti kanë nënshkruar procedurat e divorcit, ndërsa tani po flitet për një ribashkim. /Telegrafi/

34259962 0 image a 8 1602431948877