LAJMI I FUNDIT:

Çapkënë, lajme të mira për ju…

Çapkënë, lajme të mira për ju…

Femrat i duan çapkënët, ka konfirmuar shkenca. Ja si dhe përse…

Një hulumtim i Universitetit në Teksas ka treguar që femrat gjatë ovulacionit joshen nga meshkujt e bukur por më pak të përgjegjshëm.


Hormonet gjatë ovulacionit ndikojnë në gjykimin femëror, për ç’shkak ato janë të prira të zgjedhin mashkullin i cili është i pashëm, para atij i cili është i besueshëm, stabil dhe i përgjegjshëm.

Pjesëmarrëseve në hulumtim u janë ofruar fotografi të meshkujve të pashëm dhe të besueshëm, transmeton Telegrafi.

vetta pse

Disa nga to kanë qenë në ditët e plleshmërisë së lartë, ndërkaq të tjerat me plleshmëri të ulët. U është thënë të vlerësojnë meshkujt të cilët i shohin në fotografi, madje në bazë të mendimit se cili nga ta do të ishte baba dhe familjar i mirë.

Është dëshmuar që femrat të cilat kanë qenë në prag apo në ovulacion, vlerësim të lartë u japin meshkujve të cilët janë të pashëm dhe të bukur. Gjithashtu, pjesa tjetër e hulumtimit ka qenë e tillë që meshkujt aktorë kanë biseduar me femrat duke u shtirur si “çapkënë të këqij”.

Rezultati sërish ishte i njëjtë – femrat të cilat kanë qenë në ditët e plleshmërisë dhe nën ndikimin e hormoneve të caktuara, i vlerësuan me notë të lartë “çapkënët”.

Çka mendoni ju për këtë? Na shkruani komentet tuaja.../Telegrafi/

8be59354-5c33-4340-8f88-cf3ff26ca5b8