LAJMI I FUNDIT:

Capitoll Mall feston katër vite me shumë befasi (Foto)

Capitoll Mall feston katër vite me shumë befasi (Foto)

Tashmë 4 vite Capitol Mall synon krijimin e atmosferës e cila shndërron blerjen në argëtim dhe lumturi. Ky Mall me çdo hap që e ndërmerr e shndërron ambientin e tij të ngrohtë në një vend ideal për të gjithë ata që duan teshat e mira të modës, librin, argëtimin, fitnesin, blerjen, birilizmin (bouling), kafenë dhe ushqimin e mirë.

Këtë vit, ditëlindjen e katërt Capitol Mall do ta festojë 5 ditë që do të jenë të mbushura me argëtim, muzikë, lojëra për fëmijë, zbritje dhe dhurata. Vizitorët do të kenë mundësi të shfrytëzojnë këtë përvojë unike për blerje në një atmosferë të paharrueshme dhe me zbritje të shkëlqyeshme. Festimi është i plotësuar me një program fantastik muzikor. Të premten, më 08 dhjetor 2017, vizitorët do të kenë mundësi të kënaqen me muzikën e ContruDJ dhe me performancën të Beatrix Crew, ndërsa të shtunën, më 9 dhjetor 2017, performancën e tyre do ta kenë Brass Brothers dhe DJ Branchez.

Përveç programit të shkëlqyer muzikor, këtë vit në fokus është edhe programi i pasur familjar dhe fëmijëror, i cili askënd nuk do ta lërë indiferent. Të premten, më 08.12.2017, e gjithë familja mund të marrë pjesë në lojërat familjare, ndërsa fëmijët e vegjël gjatë ditës do të mund të vizatojnë kartolina urimesh për ditëlindje me artistët Tocinovski. Natyra dhe qëllimi i këtij programi është që të krijohet lumturi dhe buzëqeshje te më të voglit gjatë gjithë festimit të ditëlindjes së qendrës tregtare Capitol Mall.

Të shtunën, më 09.12.2017, do të mbahet finalja vjetore të turnirëve LEGO me KRSH dhe do të ketë një karaoke për ditëlindjen në këndin e lojërave Kids Park me “Potoçinja” (Përroskat) dhe me shumë dhurata. Të dielën, më 10.12.2017, salsan fëmijërore do ta luajnë valltarët e akademisë “Rekreativa”, do të argëtohemi me pantomimikët dhe do të mbahet një shou kukullash. Argëtimi do të vazhdojë edhe të hënën dhe të martën, më 11 – 12.12.2017, me leximin e poezisë, shfaqjen humanitare “Nga fëmijët për fëmijët”, koncertin muzikor të shkollës “Kredo”. Gjatë ditëlindjes, atmosfera do të plotësohet me animatorë dhe magjistarë dhe do të ketë surpriza të shumta për të gjithë.

Përvojat që i bartën vizitorët në 4 vitet e fundit i treguan Capitol Mall-it se qendra u shndërrua në një bashkësi dhe një vend ku gjëja më e rëndësishme është atmosfera e ngrohtë dhe familjare dhe blerja argëtuese e plotësuar me muzikë. /Telegrafi/