Capital T viziton Kinën, publikon fotografi nga udhëtimi luksoz në Azi

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram disa fotografi të reja, përmes të cilave ka zbuluar se ka vizituar Kinën së fundmi.
Në imazhet e publikuara, artisti shfaqet në ambiente urbane të ndriçuara gjatë natës, me ndërtesa shumëkatëshe që reflektojnë stilin karakteristik të qyteteve të mëdha kineze.
Në njërën prej fotove, Capital T shihet i veshur me të zeza, teksa pozon në mes të rrugës, ndërsa në një tjetër, ai ka ndarë një moment më të qetë gjatë fluturimit të tij.
Reperi, i cili njihet për udhëtimet e tij luksoze dhe pasionin për eksplorimin e kulturave të ndryshme, duket se ka shijuar edhe këtë aventurë në “Shtetin e Dragoit”. Fansat kanë reaguar me shumë komente pozitive, duke e përgëzuar për stilin dhe energjinë që përcjell në çdo udhëtim të tij.
Ky nuk është udhëtimi i parë i Capital T në Azi - ai shpeshherë ndan momente nga vendet që viziton, duke e kombinuar artin e muzikës me dashurinë për udhëtime dhe përvoja të reja. /Telegrafi/



























































