Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar tash e sa kohë, reperi Capital T, ka publikuar këngën dhe klipin e tij më të ri.

"Akull" mban titullin projekti i tij më i ri muzikor, i cili ka qenë shumë i përfolur këto ditë për shkak të publikimit të paligjshëm në internet, dhe rrjedhjes ilegale në platformat WhatsApp e të tjera.


Sido që të jetë, kënga tashmë është publikuar me klip në kanalin zyrtar të reperit në YouTube.

t 1

Kënga është një baladë e zhanrit hip-hop, për muzikën e së cilës janë kujdesur BO Beatz dhe Cano Milano.

Ndërkohë, ashtu si në të gjitha këngët e tij, vargjet e tekstit të baladës "Akull" janë shkruar nga vet reperi.

Klipi i këngës është mjaft i veçantë dhe si në çdo paarqitje tjetër, Capital T nuk zhgënjeu fansat me stilin dhe performancën e tij. /Telegrafi/