Capital T niset për në Shqipëri, vazhdon të solidarizohet me të prekurit nga tërmeti

Artistët shqiptarë po vazhdojnë me ndihma ndaj Shqipërisë, pas tërmetit të fuqishëm në Thumanë dhe Durrës, nga ku mbetën të vdekur mbi 20 persona e qindra të tjerë të lënduar.
Teksa dje reperi i njohur shqiptar, Capital T shprehu gatishmërinë që së bashku me familjarët dhe miqtë e tij të ofrojë mbështetje dhe strehim për ata që kanë nevojë, gjatë ditës së sotme ai është nisur për në Shqipëri.
Në fotografitë e ndara në rrjetet sociale, Trim Ademi duket se ka grumbulluar gjëra të shumta materiale në ndihmë të tyre.
"Rrugës për Shqipëri", është përshkrimi që Capital T ia ka vënë imazhit.
Një pjesë e mirë e estradës shqiptare janë angazhuar dhe kanë bërë thirrje të vazhdueshme, për t’u dalë në ndihmë të prekurve dhe familjarëve të viktimave nga kjo ngjarje e rëndë, teksa vetëm Mozzik me "Fundjavë Ndryshe" kanë grumbulluar mbi një milion dollarë.
Ndryshe, sipas policisë, mëngjesin e sotëm e deri tani nga rrënojat në Thumanë janë nxjerrë 3 persona të pajetë dhe kërkimet janë duke vijuar pa ndërprerë. /Telegrafi/




























































