Capello për penalltinë e Liverpoolit: Ishte skandaloze, simulim i dukshëm nga Wirtz

Ish-trajneri i Milanit dhe Anglisë, Fabio Capello, e ka kritikuar ashpër vendimin për t’i akorduar Liverpoolit një penallti të vonshme dhe vendimtare në fitoren 1-0 kundër Interit në ‘San Siro’.
Këtë vendim ai e ka quajtur “skandaloz” pas një rishikimi në VAR që u dha penalltinë mysafirëve për atë që italiani e përshkruan si “simulim të qartë”.
“Është një penallti skandaloze, nuk e kuptoj pse duhej të ndërhynte VAR-i kur gjyqtari i pa të gjitha, simulimin e qartë të hedhjes në tokë”, ka thënë fillimisht Capello.
Ndeshja tashmë kishte pasur mjaftueshëm drama të lidhura me VAR-in, pasi një gol i Liverpoolit ishte anuluar më herët për një prekje me dorë.
Megjithatë, “Të Kuqtë” përfituan nga ndërhyrja e VAR, kur Bastoni u gjykua se tërhoqi për fanelle Florian Wirtz.
🇪🇺🏴 EL PENALTI DE BASTONI SOBRE WIRTZ PITADO A 5 MINUTOS DEL FINAL
LIVERPOOL TIENE LA VICTORIA SOBRE INTER POR CHAMPIONS LEAGUE 👀pic.twitter.com/JIwgADKL9V
— Ligas Top del Fútbol (@LigasTopFutbol) December 9, 2025
“Nuk e kuptoj fare VAR-in sonte, iu deshën 3 minuta për të anuluar një gol të qartë me dorë”, vazhdoi tutje Capello.
Në fund, trajneri i pensionuar goditi vendimin “të turpshëm”, i cili e sheh Interin të zbresë në pozitën e pestë në tabelë, një pikë pas rivalëve të Serie A, Atalanta, që u ngjitën në vend të katërt pas fitores mbresëlënëse 2-1 ndaj Chelseat.
“Dhe e thirrën gjyqtarin për një tërheqje fanellash që do të thotë se do të kishim një milion penallti për ndeshje. Krijuan një precedent dhe është e turpshme”, përfundoi ai.
Interi tani duhet të presë mbi një muaj për ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve, kur do të mirëpresë në ‘San Siro’ gjigantët anglezë në super formë, Arsenalin./Telegrafi/



































