Joao Cancelo pritet të fluturojë nesër (e martë) në Torino, para se të kryej të mërkurën testet mjekësore për të nënshkruar me Juventusin.

Gjatë fundjavës së kaluar u raportua se dy klubet kishin gjetur një marrëveshje për reprezentuesin portugezë, i cili kaloi sezonin e kaluar në huazim te Interin.


Tani në faqen e internetit të gazetarit Gianluca Di Marzio raportohet se Cancelo do të mbërrijë nesër (e martë) në Torino.

Pastaj, mbrojtës i krahut të djathtë pritet t'i kryej testet e tij mjekësore në ditën tjetër, të mërkurën.

Cancelo është caktuar të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me kampionin aktual të Serie A.

Joao Cancelo Sassuolo Cancelo gjatë ndeshjes kundër Sassuolos në Giuseppe Meazza (Getty Images)

Marrëveshja mes dy klubeve për transferimin e tij thuhet që do të vlejë rreth 40 milionë euro.

E gjitha që mbetet për tu definuar është mënyra e pagesës, pasi Juventusi dëshiron të ndajë koston për disa vite. /Telegrafi/

https://twitter.com/Aion_FCIM/status/1003315424883298305