Këngëtaret shqiptare janë në hap me trendët e reja të veshjeve, madje ato jo rrallë herë janë parë me veshjet që më pas i kemi parë edhe te yjet botërore.

Njëjtë ka ndodhur edhe me Era Istrefin e cila pak ditë më parë është rikthyer me një projekt të ri muzikor “Bebe” që po pritet mirë nga publiku.


Përveç këngës plotë ritëm, Era mahniti edhe me paraqitjen dhe veshje me shumë shije duke u kujdesur që të theksonte linjat e përkryera të trupit.

eraistrefi 277236150 651415872818702 4894264026201485357 n Foto: Era Istrefi/Instagram

Një nga veshjet me të cilën mori vëmendje ishte një trupore me ngjyrë të gjelbër neon e kombinuar me material të tejdukshëm në formë të vijave të cilat ia zbulonin disa pjesë të turpit.

image 39 Foto: Era Istrefi/YouTube

Pas saj me të njëjtën veshje është parë artistja me famë botërore, Camila Cabello.

camila cabello 277895290 1418726515226478 6205891995910720395 n 1 Foto: Camila Cabello/Instagram

25-vjeçarja me të njëjtën veshje ka pozuar në disa fotografi në Instagram përmes të cilave ka njoftuar fansat për një projekt të ri. /Telegrafi/

camila cabello 277904269 693250678527831 4515663001251656964 n Foto: Camila Cabello/Instagram