Camila Cabello kërkon falje për gjuhën raciste që përdori në të kaluarën: Isha e paedukuar dhe injorante

Këngëtarja Camila Cabello u ka kërkuar falje fansave për gjuhën raciste që ka përdorur në mediat sociale në të kaluarën.
Muzikantja 22-vjeçare e nominuar për Grammy, ka postuar një shkrim në rrjetin social, Twitter, e cila u kërkon falje dhe thotë se është e ‘turpëruar’ për fjalët prekëse që ka përdorur kur ishte adoleshente.
Ajo tashmë thotë se tani është rritur dhe ka kuptuar rëndësinë e fjalëve.
“Kur isha e re, kam përdorur një gjuhë për të cilën turpërohem të flas tani”, ka thënë Cabello. “Unë isha e paedukuar dhe injorante dhe kur e kuptova domethënien e kësaj, u ndjeva shumë keq që kisha mendime të tilla”.
“Jam 22-vjeçe tani”, ka vazhduar ajo. "Jam një e rritur dhe tani mësova historinë dhe dhimbjen që mbaja në mënyrën se si isha më parë”.
































































