LAJMI I FUNDIT:

Call of Duty: Warzone po vjen edhe në celularë

Call of Duty: Warzone po vjen edhe në celularë

Activison po sjell në telefonat celularë lojën Call of Duty:Warzone, njoftoi kompania të enjten.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, loja në telefon do të jetë një “përvojë në shkallë të gjerë me luftime”, që është ndërtuar “posaçërisht për celularë me teknologjinë më të avancuar të krijuar për të argëtuar lojtarët në mbarë botën për shumë vite në vijim”.


Sidoqoftë, duke se loja është ende herët në zhvillim, pasi nuk kanë publikuar pamje apo një kornizë kohore të parashikuar të lansimit.

Activision gjithashtu nuk ka specifikuar nëse loja do të jetë si Apex Legends Mobile, e cila ju lejon të luani vetëm kundër lojtarëve të tjerë nga celulari. /Telegrafi/