LAJMI I FUNDIT:

Caktohet ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjilanit

Caktohet ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjilanit

Këshilli Prokurorial i Kosovës, i drejtuar nga Kryesuesi Bahri Hyseni, ka mbajtur takimin e 190, nën masat e mbrojtjes nga pandemia dhe përmes komunikimit në distancë.

“Takimi i sotëm ka filluar me prezantimin e listës me emrat e prokurorëve që kanë aplikuar për pozitën e kryeprokurorit në Prokurorinë e Apelit dhe 7 prokuroritë themelore, ndërsa u tha se lista nuk është përfundimtare, sepse duhet pritur edhe aplikimet eventuale që mund të vijnë përmes postës.


Po ashtu, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka shqyrtuar dhe miratuar Raportin 9 mujor, janar-shtator 2020, për veprat penale karakteristike të Mekanizmit Përcjellës Ndërinstitucional, dhe Dokumentin për politikat e trajnimit për prokurorët dhe stafin administrativ të sistemit prokurorial.

Gjatë takimit të sotëm, KPK ka caktuar prokurorin Shaban Spahiu ushtrues të detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjilanit, pozitë të cilën do ta mbajë deri në zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri”, thuhet në njoftimin për media.

KPK në këtë takim ka autorizuar Komisionin për Çështje Normative të përgatis Udhëzuesin për qasjen e avokatëve në objektet e sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës.

Po gjatë këtij takimi, zyrtari i Burimeve Njerëzore, Sajmir Gjoci, është caktuar zyrtar për mbrojtjen e të dhënave personale në sistemin prokurorial, paraprakisht anëtarët e Këshillit votuan për lirimin nga detyra të zyrtarit që deri më sot e ka ushtruar këtë pozitë.

Në fund të këtij takimi, Këshilli miratoi vlerësimin e dytë të performancës në mandatin fillestar të 20 prokurorëve të Shtetit, të cilët do të propozohen te institucioni i Presidentit të Republikës së Kosovës për dekretim me mandat të përhershëm.​/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori