Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurve F. A. Dhe F. R.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se “i pandehuri F. A. në cilësinë e personit zyrtar si menaxher i prokurimit në Komunën e Vitisë ka shfrytëzuar detyrën apo autoritetin me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, ashtu që dyshohet se me dashje ka tejkaluar kompetencat dhe detyrat e tija ligjore të përcaktuara me ligj”.
“Në atë mënyrë që gjatë dhënies së tenderit me numër të prokurimit 657 – 19 – 3001 – 521, të datës 18.07.2017, për projektin ‘Asfaltimi i Rrugëve Rurale për Lot I’ ku përfshirën edhe rruga ‘Lavdia e UÇK-së’, në fshatin Tërpezë të Komunës së Vitisë ka bërë urdhërpagesë për shtrimin e rrugës me asfalt duke paguar 11.100,75 Euro dhe pastaj me datë 08.04.2020 për të njëjtën rrugë sërish ka nënshkruar urdhërpagesë për shtrim me zhavorr në vlerë 6.870 Euro, pra pas shtrimit me asfalt ka bërë pagesë për shtrimin e rrugës së njëjtë me zhavorr. Po ashtu për rrugën ‘Berjanët’. në fshatin Pozhoran të Komunës së Vitisë ka lëshuar urdhërpagesë me datë 08.04.2020 për shtrimin e kësaj rruge me asfalt në shumën 18.890 Euro, por që pas shtrimit me asfalt i njëjti sërish lëshon urdhërpagesë në shumën prej 2.877 Euro, për shtrimin e kësaj rruge me zhavorr”, thuhet në njoftim.
I pandehuri F. R., në cilësinë e zyrtarit si menaxher i projektit të Komunës së Vitisë, ka shfrytëzuar detyrën apo autoritetin e tij zyrtar me qëllim të përftimit të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, ashtu që dyshohet me dashje ka tejkaluar kompetencat e tij të përcaktuara me ligj, në atë mënyrë që kishte ofruar dokumentacione të rrejshme se kinse punimet ishin përfunduar në këto dy projekte.
Me këto veprime, të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës ose autoritetit zyrtar” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Gjyqtari e procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit, pasi që ka vlerësuar se këto rrethana janë të mjaftueshme se po që se të njëjtit lihen në liri dhe kthehen në vendin e punës, mund të përsërisin veprën penale apo të kryejnë edhe ndonjë vepër tjetër penale me pasoja më të rënda. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Angelovska-Bezoska: Vlerësimi i FMN-së është se Banka Popullore është shembull i mirë i transparencës
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro
Kostadinovska Stojçevska: Pagat në kulturë janë rritur më shumë se 100% dhe do të vazhdojnë të rriten
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur