LAJMI I FUNDIT:

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit që kanosi policin në Prizren

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit që kanosi policin në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, ndaj të pandehurit B.P., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kanosur një zyrtar policor.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit B.P., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit.


Sipas komunikatës për medie, “Me datë 17 gusht, në orët e pasdite në Prizren, i pandehuri B.P., seriozisht e kanos të dëmtuarin – zyrtarin Policor në lidhje me punën dhe pozitën e tij zyrtare, në atë mënyrë që derisa i dëmtuari si zyrtar policor ishe duke u marr me rastin penal lidhur me ndalimin e djalin e të pandehurit, i pandehuri B.P., tre herë shkon në zyrat e policisë për të marrë informata për djalin e tij, më pas përmes telefonit e thërret të dëmtuarin – zyrtarin Policor”,

“I pandehuri i drejtohet të dëmtuarit me fjalët “ ku je e tek je kam me të gjetë e ki me pa se kush jam unë, kam mu marrë me ty mirë, unë të gjej gjithqysh ty”, me ç ‘rast tek i dëmtuari shkakton frikë, ankth dhe pasiguri personale”, thuhet në komunikatë.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

“Me rastin e caktimit të paraburgimit, gjykata ka marrë parasysh rrezikshmërinë e veprës penale, pasi që i pandehuri dyshohet të ketë kanosur zyrtarin policor pikërisht për shkak punës dhe detyrës së tij zyrtare, dhe me lënien në liri të të pandehurit i njëjti mund të arratisen dhe t’i shmanget dhe të pengojnë procedurën penale- hetimore”, thuhet tutje.

Nga të lartcekurat, është konstatim i Gjykatës se caktimi i masës së paraburgimit ndaj të pandehurit është i bazuar dhe i arsyeshëm për sigurimin e prezencës dhe zhvillimin normal të rrjedhës së procedurës penale-hetimore, përndryshe çdo vendim tjetër përkatësisht masë tjetër do të pengonte zhvillimin normal të kësaj procedure penale, e cila është në vijim e sipër.

Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Lajme
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

Lajme
Kalo në kategori