LAJMI I FUNDIT:

Salon: Çaktivizo bllokuesin e reklamave ose na le të përdorim minierën e kriptovalutave

Salon: Çaktivizo bllokuesin e reklamave ose na le të përdorim minierën e kriptovalutave

Agjencia e lajmeve ‘Salon’ me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka adaptuar një alternativë jokonvencionale për reklamat për të fituar para, duke i përdorur lexuesit që të prodhojnë kriptovaluta duke përdorur minierën e tyre, shkruan Telegrafi.

Salon mbështetet të ardhurat nga reklamat për të arritur qëllimet e tyre dhe shpesh këshillojnë lexuesit që të përdorin bllokues të reklamave që mbështesin shfletimin e faqes.


Por Sallon që është në pronësi të Salon Media Group, tani po i jep mundësi lexuesve që nuk duan t’iu shfaqen reklamat në përmbajtje ta përdorin opsionin ‘ndal reklamat’.

Për të ‘minuar’ kriptovaluta, minatorët e kriptovalutave përpunojnë zgjidhje komplekse matematikore për të shtuar transaksione në Blockchain. Blockchain mbanë një regjistër të vazhdueshëm të transaksioneve ose të dhënave të tjera në një rrjet të kompjuterëve.

“Fuqia e përpunimit e papërdorur janë burimet që ju tashmë keni, por nuk po i përdorni në mënyrë aktive potencialin e saj të plotë në kohën e shfletimit të Salon. Minierat përdorin më shumë burime, që do të thotë se kompjuteri juaj punon pak më shumë dhe përdor më shumë energji elektrike se sa nëse po e lexonit pasivisht faqen me reklama”, thuhet në njoftimin e faqës. /Telegrafi/