LAJMI I FUNDIT:

Caktimi i seancës për votimin e Qeverisë, LDK thotë se sot nuk ka mbledhje të Kryesisë së partisë

Caktimi i seancës për votimin e Qeverisë, LDK thotë se sot nuk ka mbledhje të Kryesisë së partisë

E plotësuar: Megjithëse ishte paralajmëruar mbajtja e mbledhjes së Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, zyrtarë të kësaj partie thanë se LDK nuk është duke mbajtur mbledhje të kryesisë.

E plotësuar: Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të mbajë mbledhje të Kryesisë, pas caktimit të seancës për formimin e Qeverisë më 3 shkurt.

Në këtë mbledhje pritet të diskutohet për situatën e fundit të krijuar me caktimin e datës së seancës ku edhe do të votohet qeveria e re.

Telegrafi ka provuar të marrë një qëndrim nga zyrtarët e kësaj partie lidhur me këtë mbledhje, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm. /Telegrafi/