LAJMI I FUNDIT:

Cakolli e pyet Shpend Ahmetin kur është intervistuar nga prokuroria

Cakolli e pyet Shpend Ahmetin kur është intervistuar nga prokuroria

Sekretari i Degës së PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli ka publikuar kontratën që Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes e ka nënshkruar me kompaninë Tregtia për projektin “Kodrina”, ku PDK e akuzon kryetarin e Prishtinës se ka bërë krim që mund ta qoj në burg.

Derisa paradite PDK ka publikuar skemën përmes së cilës shpjegohet krimi i supozuar, Ahmeti kishte reaguar në Facebook duke thënë se projekti i “Kodrinës” është në rregull.


Por ndërkohë, sekretari i PDK-së në Prishtinë si kundërpërgjigje ndaj Ahmetit ka publikuar edhe kontratën e Komunës me kompaninë Tregtia ku konfirmohet rritja e koeficientit të ndërtimit për 65 për qind më shumë se që ishte paraparë.

Cakolli e ka akuzuar Vetëvendosjen se në kompaninë që do ta ndërtojë “”Kodrinën” kanë marrë banesa për tu shpërndarë militantëve partiak.

Statusi i plotë i Cakollit:

“Aq i mirefillte ishte planifikimi i Kodrines, saqe hetuesia per t’i dhene komplimente e kishin pas ftuar Shpend Ahmetin!

I keni detyruar banoret, i keni kushtezuar – per kete edhe nuk kane pasur çare pa e pranuar.

Qy çfarë marrëveshje skandaloze dhe te kundërligjshme ke nënshkruar me Tregtine, duke e kamufluar si memorandum. Prej 1.8, ia ke mundësuar asaj t’i rris koeficientet ne 2.8. Prej nje vlere investuese 320 milione euro ne Kodrine, jane planifikuar vlere shitjeje 1.5 miliard euro.

Pas kësaj marrëveshjeje, krejt ju te Vetëvendosjes jeni duke u vendosur ne banesat e Tregtise, se po i “merrni” me te liren. Visari e Liburni veç janë sistemuar, po ju pritshin edhe juve te tjerëve tash!” (sic), ka shkruar Cakolli.