LAJMI I FUNDIT:

Cakaj: Zgjedhjet, vendimtare për fatin historik të Kosovës

Cakaj: Zgjedhjet, vendimtare për fatin historik të Kosovës

Ministri në detyrë i Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka shfrytëzuar të drejtën e tij si shtetas i Kosovës për të votuar në zgjedhjet e parakohshme që po mbahen sot.

Cakaj votoi në shkollën “Shtjefën Gjeçovi” në kryeqytet.


Pas votimit, ai ka zgjedhur rrjetin social “Facebook” për deklaruar se votimi kësaj radhe është shumë më shumë sesa një akt deklarimi politik për Kuvendin a Qeverinë e ardhshme.

“Votimi në zgjedhjet e përgjithshme kësaj radhe është shumë më shumë sesa një akt deklarimi politik për Kuvendin a Qeverinë e ardhshme. Në të vërtetë, kësaj radhe Kosova voton për të përcaktuar rrjedhën e një game të gjerë procesesh që do të jenë vendimtare për fatin historik të saj”, shkroi ai.

Ai tha se Republika e Shqipërisë do ta mbështes gjithmonë dhe pa kushte Republikën e Kosovës.

“Pafundësisht krenar me Republikën e Kosovës”, përfundoi ai.

Në trend

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Kalo në kategori