LAJMI I FUNDIT:

Cakaj pjesë e takimit joformal të Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Helsinki

Cakaj pjesë e takimit joformal të Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Helsinki

Me ftesë të Përfaqësueses së Lartë/Zëvendëspresidentes së Komisionit Europian, Federica Mogherini dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Finlandës, Pekka Haavisto, Ministri në Detyrë, Gent Cakaj, merr pjesë në Takimin joformal të Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së dhe të Vendeve të Ballkanit Perëndimor, formati Gymnich, i cili po mbahet në Helsinki.

Ky është një format i njohur i Presidencave të Këshillit të BE-së në fillim të mandatit të tyre gjashtëmujor, i cili daton që në vitin 1974.


Takimi, pjesë e së cilit janë Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së, si dhe vendet aspirantë për anëtarësim, është konceptuar si takim jo-formal për diskutime të hapura mes ministrave të jashtëm, për të diskutuar mbi çështjet e rendit të ditës së Bashkimit Evropian.

Ministrat pritet të trajtojnë tema të nxitjes së bashkëpunimit rajonal në fusha të interesit të përbashkët. Ndër to, në diskutim janë çështjet e agjendës evropiane e të rajonit, nismat në kuadër të procesit të Berlinit apo transheve të tjera paralele rajonale, të cilat kanë si objektiv agjendën e zgjerimit.

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë qëndrimit në Helsinki ka një agjendë të ngjeshur takimesh bilaterale me homologët e tij të vendeve të BE-së, për të diskutuar mbi pritshmërinë për një vendim pozitiv nga Këshilli në tetor 2019 për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë.

Gjithashtu, në fokus të takimeve do të jetë edhe situata në rajon dhe marrëdhëniet dypalëshe mes vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Kalo në kategori