LAJMI I FUNDIT:

Caka: Jam dëshmitar okular se Radoiçiqi i vrau tre shqiptarë në Gjakovë

Caka: Jam dëshmitar okular se Radoiçiqi i vrau tre shqiptarë në Gjakovë
Reklama

Ish i burgosuri politik, Afrim Caka, ka komentuar figurën e kryekriminelit të veriut, Millan Radojçiq, i cili sipas autoriteteve të Kosovës i ka prirë grupit terrorist në sulmin ndaj Policisë së Kosovës, në Bansjkë të Zveçanit.

Duke folur për kohën luftën në Kosovë, Caka ka thënë se kryekriminelin e veriut e njeh shumë mirë, bile ia njeh edhe familjen e tij, duke theksuar se nënën e ka pasur më shoviniste se sa është Radoiçiq dhe se babai i tij ka qenë punëtor i sigurimit shtetëror të saj kohe.


Caka ka thënë se ka dëshmi, gjithashtu, edhe vetë është dëshmitar që krimineli Milan Radoiçiq ka vrarë tre gjakovarë, dhe se në Gjakovë, ai ka qenë barbar.

“Me babain e tij kam punuar bashkë në fabrikë, na spiunonte sa herë që bënim protesta te Sigurimi i Shtetit, edhe nënën ja njoh e ka pasur më shoviniste se vet që ka qenë. Radoiçiqi është i Gjakovës dhe ka lindur në Gjakovë, baba i ka lindur në Pejë. Gjatë luftës ka qenë i moshës 23-vjeçare”, tha Caka në “Debat Plus”.

“E them me plotë guxim se kur ka filluar bombardimi në Gjakovë, në mesin e kësaj tragjedie shquhet edhe Millan Rajko Radoiçiq, ishte 23 vjeçar dhe me 10 maj në rrugën tonë i ka vrarë tre persona. Jam dëshmitarë okular i kësaj ngjarje. Punën e tij ja kam bërë me dije edhe Presidentes, kryeministrit Kurti dhe Ministrisë së Drejtësisë. Punën e tij e kam përmendur edhe në Beograd kur e kemi akuzuar Serbinë për krimet në Gjakovë”, ka deklaruar Afrim Caka.

“Shkurt Radoiçiq me 10 maj në orën 07:15 i ka bërë tri vrasje në Gjakovë në pranin e gjithë njerëzve që ishin në rrugë. Radoiçiqin e kam njohur mirë dhe babanë tij. Radoiçiqi ka qenë pjesë e grupit të dytë për djegien, plaçkitjen e shtëpive dhe dënimin e gjakovarëve drejt Shqipërisë… Ka qenë krimineli i dorës së parë, ka bërë krime të mëdha në Gjakovë”, ka deklaruar tutje Caka./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia konfirmon vrasjen e njërit prej të dyshuarve për grabitjen në Suharekë - arreston katër të tjerë

Policia konfirmon vrasjen e njërit prej të dyshuarve për grabitjen në Suharekë - arreston katër të tjerë

Lajme
Momenti kur Policia e nxjerr të arrestuarin nga një banesë në Fushë Kosovë

Momenti kur Policia e nxjerr të arrestuarin nga një banesë në Fushë Kosovë

Kronika e Zezë
Gruaja që u vra nga grabitësit në Prishtinë ishte shtetase e Suedisë, lajmi bën jehonë edhe në mediat atje

Gruaja që u vra nga grabitësit në Prishtinë ishte shtetase e Suedisë, lajmi bën jehonë edhe në mediat atje

Lajme
Pamje nga aksioni i policisë ku dyshohet se mbeti i vrarë njëri nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë

Pamje nga aksioni i policisë ku dyshohet se mbeti i vrarë njëri nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë

Lajme
Operacion policor në Prishtinë, dyshohet se është vrarë njëri nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë

Operacion policor në Prishtinë, dyshohet se është vrarë njëri nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë

Lajme
Personi që ngriti flamurin shqiptar në Kodrën e Diellit: Nuk e kam hequr flamurin e Kishës Ortodokse, nuk kam pasur qëllim të nxis urrejtje fetare

Personi që ngriti flamurin shqiptar në Kodrën e Diellit: Nuk e kam hequr flamurin e Kishës Ortodokse, nuk kam pasur qëllim të nxis urrejtje fetare

Lajme
Kalo në kategori