LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi: Vendimi për zëvendësimin e orëve është marrë nga tri palë (Video)

Bytyqi: Vendimi për zëvendësimin e orëve është marrë nga tri palë (Video)

Ministri i Arsimit në Qeverinë e Kosovës, Shyqyri Bytyqi, ka thënë se vendimi për zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës ka pasur si qëllim që viti shkollor të shkojë si duhet dhe nxënësit të mos humbin mësim.

Bytyqi, në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka thënë se vendimi nuk është marrë vetëm nga Ministria, por sipas tij ka pasur koordinim edhe me drejtoritë komunale të arsimit dhe Këshillin e Prindërve.

“Kemi parë edhe diasponimin e prindërve nëse ata janë për zëvendësimin e orëve të humbura në mënyrë që të mos humbin fëmijët e tyre. Pas konsultave me Këshillin e Prindërve morëm edhe nga ata një sinjal pozitiv për zëvendësimin e orëve”.


Bytyqi ka thënë se MASHT-i ka obligim të bëjë zbatimin e politikave, ndërsa drejtoritë komunale të arsimit kanë thënë se është e nevojshme zëvendësimi i orëve.

“Ka pas diskutime të gjëra dhe propozime të ndryshme. Ky propozim për këtë mënyrë zëvendësimi ka ardhur nga drejtori i Arsimit nga Komuna e Shtimes. Propozimi është hedhur në votim dhe të gjithë kanë qenë pro zëvendësimit të orëve të humbura gjatë grevave”, tha Bytyqi, përcjell Telegrafi.

Ministri i Arsimit  ka insistuar se vendimi për zëvendësimin e orëve nuk është marrë “krye në veti”.

“Ne nuk kemi marrë vendim për të atakuar SBASHK-un. SBASHK- nuk ka qenë palë në këtë mes. Në asnjë ligj nuk shkruhet që SBASHK-u do të jetë zbatues i ndonjë vendimi që merr Ministria e Arsimit… Vendimi ynë ishte për të mbrojtur të drejtat e nxënësve, nuk kishte të bënte me mësimdhënësit”.

Bytyqi ka thënë se është faktike që hendeku mes MASHT-it dhe SBASHK-ut ekziston, por sipas tij, zënkave dikush u ka fryrë me apo pa qëllim.

Ai ka thënë se vazhdimisht ka qenë në përkrahje të SBASHK-ut, por greva e tyre duhej të ishte e barazvlefshme me disa sektorë që me ligj nuk kanë të drejtë të hyjnë në grevë.

“Nuk është e njëjtë si të hyjë në grevë një ndërmarrje prodhuese, me grevën e SBASHK-ut, pasi ka të bëj me arsimimin e fëmijëve”, tha ndër të tjera Shyqyri Bytyqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori