LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi: Prishtina ka 350 mijë banorë

Bytyqi: Prishtina ka 350 mijë banorë

Së fundi është botuar leksikoni “Vendbanimet e Kosovës “, i autorit Valbon Bytyqi, libër i cili sjellë shumë risi për vendbanimet e Kosovës.

Valbon Bytyqi, profesor i Gjeografisë, tha se leksikoni “Vendbanimet e Kosovës “, ka sjellë shumë risi për vendbanimet e Kosovës.


Ai tha se edhe më parë ka pasur libra të tillë, por ky është një libër gjithëpërfshirës. “Është bërë një studim interdisiplinar dhe në të ka pasur shumë persona që kanë punuar në të”, tha ai sot në RTK.

Sipas tij, në regjistrimet e fundit ka pasur mospërputhje. “Prishtina sipas vlerësimeve tona ka 350 mijë banorë”, tha Bytyqi.

“Leksikoni i vendbanimeve, vëllimi I, Qendrat urbane”, ku përfshihen vendbanimet urbane, është botuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës dhe ky projekt konsiderohet ambicioz dhe ai do të pasohet edhe me dy vëllime të tjera, të cilat do të kenë në fokus vendbanimet rurale të Kosovës.

Projekti është vepër kolektive, sepse për kryerjen e tij janë angazhuar rreth 35 bashkëpunëtorë profesionalë – ekspertë nga e gjithë Kosova, kryesisht gjeografë, historianë, sociologë, ekonomistë, planerë e administratorë komunalë, gjithnjë me grada shkencore ku ishte e mundur.

Puna në terren përmes zbatimit të një udhëzuesi-pyetësori, me 50 pyetje mundësoi sigurimin e të dhënave burimore, origjinale për dimensionin fizik, popullativ dhe funksional për vendbanimet.