LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi premton investime infrastrukturore në shkollat e Rogovës

Bytyqi premton investime infrastrukturore në shkollat e Rogovës

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi gjatë ditë së sotme ka vizituar shkollën fillore dhe të mesme të ulët ” Haxhi Hoti” dhe gjimnazin “Asllan Berisha” Rogovë të Gjakovës, ku ka parë nga afër kushtet në të cilat po zhvillohet mësimi.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi u shpreh se mësimi gjithëditor është mënyra më e mirë për të pasur një arsim cilësor, ndonëse theksoi se për këtë kërkohen investime të mëdha infrastrukturore. I pari i arsimit në vend ka kërkuar bashkëpunim më të madhe nga mësimdhënësit me qëllim të rritjes së cilësisë së arsimit.


“Nuk do të mungojnë përpjekjet tona qe të krijojmë kushte e mirëfillta të infrastrukturës, por unë po e them prapë si një mesazh dhe porosi nuk duhet ta lëmë fajtore vetëm infrastrukturën dhe të themi se cilësia në arsim e ka një problem, e ka infrastrukturën nuk konsideroj se është i vetmi, pra janë disa faktor që mund të bëjnë që cilësia në arsim të ndryshoj….Menjëherë do të marrim masa dhe do të shohim se sa do të kemi mundësi së pari ne si ministri me e ndihmua këtë shkollë”, u shpreh ai.

Bytyqi lidhur me tekstet e reja shkollore u shpreh se do të jenë të gatshme për vitin shkollor 2019/2020, derisa shtoi se janë duke punuar që edhe tekstet e tanishmë të harmonizohen me kurrikulen e re arsimore në vend.

Drejtori i shkollës fillore të mesme të ulët ” Haxhi Hoti”, Musa Shala u shpreh se kjo shkollë ka nevojë për investime të shumta me qëllim mësimi të zhvillohet normalisht.

“Ka nevojë infrastrukturë shpresojmë që tash edhe nga ministria e Arsimit tash do të fillojë një interesim pak më i madh se me thënë të vërteten nuk e kemi pasur fortë interesimin në këtë drejtim….Çka është më e keqja nuk kemi kabinetet të mësimit nga ana e praktikës për arsye se kemi vetëm 12 dhoma mësimi prandaj nevoja për këtë fshat është shumë më e madhe”, ka deklaruar Shala.

Sipas tij në gjendje jo të mirë është edhe salla e sportit për të cilën tha se kanë përpiluar një pilot projekt ku kërkoi mbështetje financiare nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori