LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi përgëzon nxënësit që kanë marr medalje të argjendtë në Beograd

Bytyqi përgëzon nxënësit që kanë marr medalje të argjendtë në Beograd

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi bashkë me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë Ruari O’Conell kanë vizituar nxënësit e shkollës fillore “Faik Konica” dy nga të cilët kanë fituar medaljen e argjendtë në Samitin Digjital Rajonal që është mbajtur në Beograd.

Sukseset e tilla sipas Bytyqit i bëjnë krenar dhe se Ministria do t’i mbështes mësimdhënësit për praktikat e mira që vijnë nga vendet në zhvillim.

Postimi i Bytyqit në Facebook:

Bashkë me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, z. Ruari O`Connell, vizituam shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, për t’i uruar nxënësit Eni Zymeri dhe Fidan Haliti, fitues të medaljes së argjendtë në Samitin Digjital Rajonal të mbajtur në Beograd. Në këtë garë, cila është mbajtur në kuadër të projektit të British Council “Shkollat e shekullit 21” – Kodim me pajisjen micro: bit, këta dy nxënës prezantuan projektin e tyre “The Reaction Game”.

Përgëzova nxënësit fitues të garës për suksesin e dëshmuar dhe theksova se sukseset e tilla na bëjnë të ndjehemi krenarë dhe se kjo është ajo që dëshirojmë përherë. Me këtë sukses, nxënësit ja kanë shtuar vlerën kësaj gare. Kjo dëshmon se kur ne krijojmë mundësitë, nxënësit janë të gatshëm për suksese të mira.

Ne si Ministri do të jemi të gatshëm që vazhdimisht të mbështesim mësimdhënësit tanë për promovimin e praktikave të mira që na vijnë nga vendet mike, e të zhvilluara.

Gjithashtu kam përgëzuar Ambasadën e Britanisë së Madhe dhe British Council për projektin “Shkollat e shekullit 21”, të lansuar edhe në Kosovë, i cili promovon dhe nxitë zhvillimin e praktikave të reja të mësimdhënies dhe mësimnxënies tek ne. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori