LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi: Në KQZ u tentua të kontrabandohej një vendim i paligjshëm

Bytyqi: Në KQZ u tentua të kontrabandohej një vendim i paligjshëm

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi, ka lavdëruar qëndrimin e zyrtarit të partisë së tij në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve gjatë mbledhjes maratonike ku debatohej lidhur me certifikimin e listave të kandidatëve të partive politike për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Bytyqi ka thënë se “dje gjatë tentimit të Lëvizjes Vetëvendosje, AAK-së dhe Nismes Social Demokrate, për të kthyer mbrapa standardin e certifikimit të listave zgjedhore, e pamë një djalë të ri, që përtej ngjyrave politike luftonte për demokracinë e Kosovës”.


“Vota e Arianit Elshanit [anëtarit të PDK në KQZ], kundër çdo liste që bie ndesh me aktvendimin e gjykatës Kushtetuese ka qenë votë jo për të mbrojtur një qëndrim politik, por për të mbrojtur një standard të domosdoshëm të rendit kushtetues të vendit”, ka shkruar Bytyqi në një postim në Facebook, përcjell Telegrafi.

Zëdhënësi i PDK thotë se “për shkak të presionit dhe me gjasë edhe kërcënimit zyrtari përgjegjës për zyrën e certifikimi është munduar që ta kontrabandoj një vendim të paligjshëm”.

“Presioni ka qenë i madh, nga Albin Kurti, Glauk Konjufca e deri te ata dy zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje që ishin prezent në KQZ, të mbështetura nga të gjitha ata të cilët nuk i kishin listat e pastra”, ka shkruar ai.

“Vota kundër e Partisë Demokratike të Kosovës do të mbahet mend gjatë, jo vetëm se ka qenë e drejtë, por për shkak se ka qenë zëri i vetëm ne ato momente dramatike. Të gjithë kanë qenë të heshtur, dje nuk u dëgjuan zërat e zhurmshëm të shoqërisë civile, mediave e as ambasadave të Kuintit. Sigurisht situata kish qenë ma ndryshe nëse rolet kishin qenë të kundërta, megjithatë kjo pjesë i takon të kaluarës tani.  Lufta për demokracinë tonë vazhdon!”, ka shkruar Bytyqi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka certifikuar listat zgjedhore të  Lëvizjes Vetëvendosje, Nismës Socialdemokrate dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, tha se subjektet politike dhe kandidatët që vlerësojnë se pa të drejtë nuk janë certifikuar, kanë të drejtë ankese në afat prej 24 orësh në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Çështja mund të shkojë deri në Gjykatën Supreme nëse pala mund të jetë e pakënaqur me vendimin e PZAP-së. Periudha e ankesave është paraparë të përmbyllet deri më 31 janar, në mënyrë që më 2 shkurt të bëhet e mundur tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e këtyre zgjedhjeve.

Anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ai i AAK-së, Ibrahim Selmanaj si dhe anëtari i Nismës Socialdemokrate, Eshref Vishi thanë se do të shfrytëzojnë të drejtën e ankesës në PZAP, por edhe në Gjykatën Supreme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori