LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi: Me këtë buxhet arsimi nuk është prioritet

Bytyqi: Me këtë buxhet arsimi nuk është prioritet

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, para anëtarëve të komisionit për Arsim prezantoi në mënyrë të përgjithshme linjat buxhetore për vitin 2018.

Ai tha se Ministria që ai drejton, ka një buxhet në rritje përafërsisht prej 20 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Sipas Bytyqit, me këtë buxheti të ndarë nga Qeveria, arsimi nuk është prioritet as këtë vit.


Ministri Bytyqi, iu referua në vija të trasha linjave të ndara buxhetore. Ai bëri të ditur se buxheti i miratuar në parim për vitin 2018 për sektorët që ai udhëheq, është mbi 54 milionë euro.

Pas prezantimit të ministrit, anëtarët e komisionit shtruan një varg pyetjesh dhe ngritën problematika që hyjnë në fushëveprimtari të kësaj ministrie, si: ndërtimi i shkollave të reja, ndërtimi i objektit në Fakultetin e Shkencave Natyrore, mungesa e kampusit në universitetin ”Kadri Zeka” në Gjilan, Ligjin për punëtorët arsimorë të viteve të 90-ta etj. Po ashtu u shtrua nevoja e stafit mbështetës në shkolla, për psikologë dhe pedagogë.

Bytyqi u përgjigj pyetjeve të deputetëve, duke dhënë sqarimet e nevojshme për të gjitha çështjet e ngritura që bien në fushëveprimtarinë e kësaj ministrie.

Në mbledhjen e Komisionit ka prezantuar projektbuxhetin edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i cili tha se këtë vit ministria që ai drejton ka rritje të buxhetit prej 17 përqind, krahasuar me vitin e kaluar. Ai tha se planet për këtë ministri kërkojnë më shumë buxhet për realizimin e projekteve, andaj edhe kërkoi rritje shtesë, lidhur me mbulimin e pagave për krijues dhe performues.

Prioritet, sipas ministrit Gashit, i është dhënë themelimit të një grupi punues për hartimin e strategjisë për rini, si dhe krijimit të një fondi rinor. Po ashtu, Gashi theksoi rëndësinë e krijimit të Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore , i cili do t’i mbikëqyrte të gjitha monumentet dhe asetet kulturore.

Anëtarët e komisionit shtruan pyetje lidhur me çështjen e teatrit, investimeve kapitale për renovimin e stadiumeve etj., në të cilat ministri dha sqarimet e tij.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori